TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2025, 13:20

“Duan t’i hedhin benzinë zjarrit”, Rusia: Mbështesim fort Iranin dhe dënojmë ashpër sulmet e SHBA dhe Izraelit!

Shkruar nga Pamfleti

“Duan t’i hedhin benzinë zjarrit”, Rusia: Mbështesim

Presidenti rus Volodymyr Putin ka mbështetur Teheranin dhe ka dënuar ashpër sulmet e SHBA-së dhe të Izraelit ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me kritikat nga disa komente të cilët kanë pretenduar se Rusia nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbështetur Iranin, zëdhënësi Dmitry Peskov tha se Moska synon të zhvillojë më tej lidhjet e saj me Teheranin.

Ai tha se “shumë njerëz po përpiqen të prishin marrëdhëniet midis Moskës dhe Teheranit duke i hedhur benzinë ​​zjarrit”.

Peskov theksoi gjithashtu se ministri i jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cili zhvilloi bisedime me Vladimir Putinin në Moskë dje, ishte shprehur se e vlerësonte shumë rolin e Rusisë.

Lini një Përgjigje