TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Shtator 2024, 22:47

Izraeli gati t’i vërë flakën Lindjes së Mesme, paralajmëron sulm tokësor në Liban!

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli gati t’i vërë flakën Lindjes së Mesme,

Konfliktet nuk janë ekuacione matematikore që mund të llogariten, prandaj bota duhet të përgatitet për më të keqen!

Situata në Lindje e Mesme duket se ka arritur pikën kulminante dhe shpërthimi i një lufte gjithëpërfshirëse duket thjeshtë çështje orësh. Sulmet izraelite në Liban kanë nxitur një situatë kaotike në rajon.

Pas sulmeve disa ditore në Libanin jugor, ushtria izraelite tashmë po dërgon brigada rezervë në kufirin e saj verior me Libanin. Kjo sepse sulmet ajrore, sipas Izraelit po kryhen për përgatitjen e terrenit për tu futur më pas me ushtrinë e saj në territorin libanez.

Izraeli gati t’i vërë flakën Lindjes së Mesme,
Tymi fryn mbi Libanin jugor pas një sulmi izraelit

Ideja e pushtimit të përkohshëm të Libanit u konfirmua nga vetë gjenerali i trupave izraelite në kufirin me Libanin, Herzi Halevi. Sipas tij, ky veprim po bëhet që të zhduket Hezbollahu dhe izraelitët e evakuuar nga veriu të kthehen në shtëpitë e tyre.

"Ju dëgjoni avionët lart; ne kemi goditur gjatë gjithë ditës. Kjo është edhe për të përgatitur terrenin për hyrjen e mundshme dhe për të vazhduar degradimin e Hezbollahut. Qëllimi është shumë i qartë - të kthehen të sigurtë banorët e veriut", tha ai.

Më tej, gjenerali shtoi se ky proces do të kërkojë me patjetër ndërhyrjen e ushtrisë në Libanin jugor dhe shkatërrimin e infrastrukturës së Hezbollahut.

Për ta arritur këtë, ne po përgatisim procesin e një manovre, që do të thotë se çizmet tuaja ushtarake, do të hyjnë në territorin e armikut, do të hyjnë në fshatrat që Hezbollahu ka përgatitur si poste të mëdha ushtarake, me infrastrukturë nëntokësore, pika stacioni dhe pika lëshimi në territorin tonë dhe të kryejmë sulme ndaj civilëve izraelitë. Ju do të hyni, do të shkatërroni armikun atje dhe do të shkatërroni me vendosmëri infrastrukturën e tyre", përfundoi ai.

Ky plan i Izraelit ka ngritur frikë të madhe në OKB. Frika e madhe këtu është se Hezbollah ka në dorë një arsenal prej 150,000 raketash, të cilat mund të pushton qiellin izraelit, nëse Netanyahu urdhëron pushtimin e Libanit Jugor.

Izraeli gati t’i vërë flakën Lindjes së Mesme,
Trupat e Hezbollahut

Izraeli ka përfunduar gjithmonë në moçal me luftërat me Liban, tani aleatët e saj do t'i nxisin ata të kujtojnë mësimet e historisë.

Edhe presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se një "luftë e gjithanshme" në Lindjen e Mesme është ende e mundur pasi luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut po intensifikohen.

Izraeli gati t’i vërë flakën Lindjes së Mesme,
Biden gjatë një interviste në ABC

"Një luftë e gjithanshme është e mundur. Por ekziston mundësia për të pasur një zgjidhje që mund të ndryshojë rrënjësisht të gjithë rajonin", tha Biden gjatë një interviste në ABC.

Nga ana tjetër kjo fushatë e Izraelit kundër Hezobollahut ka nxitur një krizë humanitare në Liban. Mijëra refugjatë sirianë që ikën nga lufta civile në Liban kanë mbetur në rrugë.

Izraeli gati t’i vërë flakën Lindjes së Mesme,
Sirianët që ikin nga lufta në Liban arrijnë në kufirin sirian

Ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se do të dërgojë ministrin e tij të jashtëm në Liban këtë javë si pjesë e përpjekjeve për të ndalur një luftë gjithëpërfshirëse.

Izraeli gati t’i vërë flakën Lindjes së Mesme,
Macron në OKB

"Nuk mund të ketë, nuk duhet të ketë luftë në Liban. Ne po i bëjmë thirrje me vendosmëri Izraelit që të ndalojë përshkallëzimin në Liban dhe Hezbollahut të ndalojë së qëlluari drejt Izraelit", tha presidenti francez në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Pavarësisht përpjekjeve të Perëndimit, Netanyahu duket i vendosur në strategjinë e tij. Megjithatë konfliktet nuk janë ekuacione matematikore që mund të llogariten, prandaj bota duhet të përgatitet për më të keqen!/Pamfleti

Lini një Përgjigje