
Njëjtë si në rastin e Gazës, Izraeli po e sulmon Libanin nga ajri me qëllim përgatitjen e terrenit për tu futur më pas me ushtrinë e saj në territorin e libanez.
Lajmi për pushtimin e përkohshëm të Libanit u konfirmua nga vetë gjenerali i trupave izraelite në kufirin me Libanin, Herzi Halevi. Sipas tij, ky veprim po bëhet që të zhduket Hezbollahu dhe izraelitët e evakuuar nga veriu të kthehen në shtëpitë e tyre.
"Ju dëgjoni avionët lart; ne kemi goditur gjatë gjithë ditës. Kjo është edhe për të përgatitur terrenin për hyrjen tuaj të mundshme dhe për të vazhduar degradimin e Hezbollahut. Qëllimi është shumë i qartë - të kthehen të sigurtë banorët e veriut", tha ai.
Më tej, gjenerali shtoi se ky proces do të kërkojë me patjetër ndërhyrjen e ushtrisë në Libanin jugor dhe shkatërrimin e infrastrukturës së Hezbollahut.
“Për ta arritur këtë, ne po përgatisim procesin e një manovre, që do të thotë se çizmet tuaja ushtarake, çizmet tuaja të manovrimit, do të hyjnë në territorin e armikut, do të hyjnë në fshatrat që Hezbollahu ka përgatitur si poste të mëdha ushtarake, me infrastrukturë nëntokësore, pika stacioni dhe pika lëshimi në territorin tonë dhe të kryejmë sulme ndaj civilëve izraelitë. Ju do të hyni, do të shkatërroni armikun atje dhe do të shkatërroni me vendosmëri infrastrukturën e tyre. Këto janë gjërat që do të na lejojnë të kthejmë të sigurt banorët e veriut më pas", përfundoi ai.
Ndërkohë që është njoftuar se ushtria izraelite tashmë po dërgon brigada rezervë në kufirin verior me Libanin për "misione operacionale" në zonë.
Lini një Përgjigje