
Vance ai që përhapi i pari historinë e emigrantëve nga Haiti që hanin qen dhe mace në Springfield të Ohio, e cila u citua më pas nga Trump në debatin kundër Harris, një gafë me pasoja katastrofike.
Në vitet 1950, Woody Guthrie shkroi një këngë që denonconte babanë e Donald Trump. Fred Trump ishte pronari i pallatit ku jetonte këngëtari i klasës punëtore, i të varfërve dhe i fshatarëve në Brooklyn. Guthrie e akuzoi biznesmenin për provokim të “urrejtjes racore”, pasi refuzoi t'u jepte me qera apartamentet për familjet me ngjyrë.
Nëse familja e J.D. Vance do të ishte zhvendosur nga kodrat e Kentakit në Nju Jork dhe jo në Middletoën, Ohio, Fred Trump do të kishte me siguri qenë lloji i pronarit që do të kishin hasur.
Tetë vjet më parë Vance e quajti Donald Trumpin një demagog dhe e akuzoi si racistë disa nga mbështetësit e tij.
Megjithatë, brenda pak javësh, ai mund të bëhet zëvendësi i tij në Shtëpinë e Bardhë. Partneriteti midis këtyre dy burrave me të kaluar shumë të ndryshme, mund të përcaktojë të ardhmen e Partisë Republikane. Vance, që sapo ka mbushur 40 vjeç, u rrit në Middletoën, Ohio, pa praninë e vazhdueshme të figurës atërore dhe me një nënë të alkoolizuar.
Rëndësinë e të mësuarit në shkollë e kuptoi nga një gjyshe krenare nga Kentaki, të cilën e quante “Mamaë”. Kjo e fundit kishte mbetur shtatzënë që në moshën 13 vjeçare, mbante në shtëpi 19 armë, dhe një herë i vuri zjarrin gjyshit të saj (i cili mbijetoi) për shkak të sjelljes së tij të dhunshme dhe abuzimit me alkoolin.
Nga ana tjetër Trump, ka pasur një fëmijëri luksoze. Babai i tij, lindur në vitin 1905 në një familje emigrantësh gjermanë të klasës punëtore në Queens, arriti të ndërtojë nga e para një perandori në fushën e ndërtimit, e dërgoi në shkolla private dhe i kaloi qindra miliona dollarë duke shmangur taksat e trashëgimisë.
Por edhe Donald ka përjetuar një dramë familjare nga alkoolizmi, që çoi në vdekjen e vëllait të tij Fred Jr. Dhe faktorët që ndikuan në formimin politik të Trump në vitet 1960-1970,ishin ndarjet etnike, racore dhe pakënaqësia e madhe me nivelin e krimit dhe dhunës. Në vitin 2005, 21-vjeçari J.D. Vance u nis si marins për në Irak.
“I thashë vetes se vendi ishte nevojë për mua, dhe do të pendohesha për gjithë jetën po të mos kisha marrë pjesë në atë luftë të re, në të cilën ishte përfshirë Amerikë”- thotë ai në librin me kujtime “Elegji amerikane” “Dhe mbi të gjitha e dija se nuk kisha zgjidhje tjetër!”- shtoi Vance. Ashtu si shumë të rinj të varfër, ishte ligji që mbron veteranët e luftës dhe që paguan për arsimimin e tyre, ai që e ndihmoi të bëhej i pavarur financiarisht dhe të ndiqte studimet e larta në Universitetin e Yale. Në vjeshtën e vitit 1968, edhe Donald 22-vjeçar rrezikoi të shkonte në Vietnam.
Por babai i tij e shpëtoi, nëpërmjet mjekut pediatër Larry Braunstein, që falsifikoi një diagnozë mbi një “dëmtim kockor në thembra” (Fred ishte pronari i zyrës së marrë me qira nga pediatri, i cili në këmbim pati një trajtim preferencial ). Si para dhe pas fitores së Trump në vitin 2016, Vance ishte një kritik i ashpër i tij.
Në një rast tha se ishte ende në dilemë nëse Donald ishte “një budalla cinik si Nixon (që në fund mund të jetë i dobishëm) apo një Hitler amerikan. Më vonë e pranoi se miliarderi problematik kishte arritur t’i joshte punëtorët e Ohio-s, Pensilvanisë dhe Michigan duke folur me “gjuhën” e tyre.
Ata ishin njerëz të zhvendosur në qytetet e mëdha në kërkim të punëve më të mira, por ishin të dëmtuar nga rënia e sektorit të prodhimit. Ishin të zhgënjyer nga Partia Demokratike, e cila i gjykoi për lidhjen e tyre me armët dhe fenë, por edhe nga Partia Republikane e Bush dhe Romney.
Por kur vendosi të kandidonte për një vend në Senat në vitin 2022, Vance u shndërrua në një nga mbështetësit më besnikë të Trump. Nisi ta cilësojë atë si përfaqësues të së Djathtës së Re, që është me nacionaliste, me e ashpër ndaj emigrantëve të paligjshëm, që kundërshton luftërat jashtë vendit, dhe që është mosbesuese ndaj disa parimeve të demokracisë liberale.
Po ashtu, Vance e minimizoi pasojat e sulmit të 6 janarit 2021 ndaj Kongresit. Tre mendohet se janë arsyet pse Trump zgjodhi Vance si kandidat (përveç pamjes së tij si “Lincoln ii ri me mjekër”). E para është se ai vjen nga i ashtuquajturi “Rripi i Ndryshkur”, pra nga shtetet që i dhanë fitoren e parë në 2016-ën.
E dyta është se Vance ka miq me peshë në Silicon Valley, nga ku Trump mund të marrë fonde për fushatën e tij zgjedhore. Vance tha se “momenti më domethënës” i jetës së tij akademike, ishte takimi me njeriun që do të bëhej sponsori i ngjitjes së tij profesionale dhe më pas politike. Në vitin 2011 ai ndoqi në Yale një leksion nga Thiel, bashkëthemeluesi i PayPal (ku u takua me Elon Musk), investitorin e parë të jashtëm në Facebook, si dhe financuesi i nismave të shumta në Silicon Valley.
Thiel i kërkoi një miku në Kaliforni punësimin e Vance, dhe më pas e mori atë në fondacionin e tij. Kur Vance themeloi fondacionin e vet, Narnya, ata investuan së bashku në platforma konservatore si Rumble. Ishin Thiel, David Sacks - një tjetër sipërmarrës milioner i prezantuar nga Thiel - dhe Elon Musk që ushtruan presion mbi Trump për ta zgjedhur Vance si kandidat për zëvendëspresident.
Tre vite më parë, Thiel shkoi personalisht në Mar-a-Lago për të ndërmjetësuar një takim midis Trump dhe Vance, në mënyrë që ish-presidenti ta falte atë që e krahasoi me Hitlerin, dhe t’i jepte miratimin për kandidaturën për Senat. Po Thiel e prezantoi Vance edhe me djalin e Trump, Don Jr., me të cilin është shumë shok dhe shkëmben çdo ditë mesazhe.
Arsyeja e tretë:Vance dukej si një zv/presidenti i mirë dhe pëlqehet nga e djathta fetare. Ai ka qenë kundër abortit që në moshën 14-vjeçare, kur ishte një i krishterë ungjillor. Në vitin 2019, në moshën 35-vjeçare, u konvertua në katolicizëm, dhe është pjesë e një të djathte të re hiper-kristiane që dëshiron të rrënjosë “virtytet tradicionale” në jetën shoqërore.
Por pavarësisht nga asetet e supozuara, Vance ka bërë deri tani pak për Trump, madje ka prodhuar tituj negativë në media. Ai ka vënë në pikëpyetje udhëheqjen e grave si Harris dhe kongresmenes Alexandria Ocasio-Cortez, pasi sipas tij ato nuk kanë fëmijë biologjikë, deklaratë që shkaktoi jo pak revoltë tek shumë gra në SHBA.
Ndërkohë demokratët e vënë në dyshim origjinën e tij rurale:”Si të gjithë njerëzit normalë që takova në pjesën e brendshme të SHBA-së, J.D studioi në Yale, pati një karrierë të financuar nga miliarderët e Silicon Valley, dhe shkroi një bestseller që fyente komunitetin e tij. Kjo nuk është Amerika e Mesme!”- tha rivali i tij Tim Ëalz, që ashtu si Vance dëshiron të prezantohet si përfaqësuesi i vërtetë i Amerikës rurale.
Nga ana tjetër, supremacistët e bardhë dhe teoricienët e konspiracionit të ekstremit të djathtë nuk e pëlqejnë gruan e tij Usha Chilukuri Vance, e besimit fetar Hindu dhe vajzë e dy emigrantëve indianë. Ata e konsiderojnë atë një të metë të rrezikshme në politikën e mbrojtjes së identitetit të bardhë dhe të krishterë.
Nga ana tjetër Vance, nuk ka ndonjë koordinim të madh me Trup në fushatë. “Nuk më shqetëson që J.D ka vizionin e tij, por që ai nuk flet për mua”- tha Trump gjatë debatit televiziv të 10 shtatorit. Sipas shumë burimeve, Trump nuk konsultohet me Vance mbi politikën e jashtme, edhe pse ata janë në një mendje kundër dhënies së fondeve të reja për Ukrainën.
Dhe manjati është distancuar disa herë nga “Projekti 2025”, përmes të cilit e djathta kërkon ta “ribëjë” SHBA-të. Nga ana tjetër ishte Vance ai që përhapi i pari historinë e emigrantëve nga Haiti që hanin qen dhe mace në Springfield të Ohio, e cila u citua më pas nga Trump në debatin kundër Harris, një gafë me pasoja katastrofike. /Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtati “Pamfleti”
Lini një Përgjigje