TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Shtator 2024, 16:25

Izraeli i pakënaqur me SHBA-në: Duam zgjidhje diplomatike, por përpjekjet e Uashingtonit nuk funksionojnë!

Shkruar nga Pamfleti
Izraeli i pakënaqur me SHBA-në: Duam zgjidhje diplomatike, por
Zëdhënësi i Benjamin Netanyahu, David Mencer

Zëdhënësi i Benjamin Netanyahu, David Mencer ka shprehur zhgënjimin ndaj përpjekjeve diplomatike të SHBA-së për të zgjidhur konfliktin me Hamasin, gjatë vitit të kaluar.

Kështu deklaroi David Mencer gjatë një konferencë shtypi kur u pyet nëse do të kishte një zgjidhje diplomatike për luftën me Hezbollahun.

Ai shtoi se Izraeli ishte pro një zgjidhje diplomatike por se përpjekjet e aleatëve si SHBA nuk kanë qenë efektive.

Ne favorizojmë një rezolutë diplomatike, është gjithmonë opsioni ynë i preferuar, por ne jemi përpjekur për një zgjidhje diplomatike për njëmbëdhjetë muaj e gjysmë. Dje presidenti ynë e përshkroi diplomatin amerikan [të përfshirë në negociata] si të talentuar, por me gjithë talentin e tij ai nuk ka qenë në gjendje të negociojë asnjë lloj uljeje nga Hezbollahu”, tha ai.

Duke folur nga Tel Avivi, ai shtoi se gjatë vizitës së Netanyahut në Nju Jork, ai do të ngrinte gjendjen e pengjeve që mbeten në Gaza me vendet që nuk kanë bërë mjaftueshëm deri më tani.

Lini një Përgjigje