TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Shtator 2024, 20:42

Putin rishikon doktrinën nukleare dhe kërcënon: Kush ngatërrohet me Rusinë dhe Bjellorusinë, do të përballet me armë bërthamore

Shkruar nga Pamfleti

Putin rishikon doktrinën nukleare dhe kërcënon: Kush

Putin propozoi të diskutohet për çështjen e përditësimit të themeleve të politikës shtetërore në fushën e parandalimit bërthamor...

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Perëndimin se ai është gati të përdorë armë bërthamore, nëse preket territori rus dhe bjellorus.

Deklarata u bë gjatë një takimi me të Këshillin për parandalimin bërthamor, ku u paraqiti kërkesën për rishikimin e doktrinës nukleare.

Ai e bëri të qartë se agresioni kundër Rusisë nga çdo shtet jo-bërthamor, por me pjesëmarrjen ose mbështetjen e një shteti bërthamor, konsiderohet si një sulm i përbashkët ndaj Federatës Ruse.

Rusia rezervon të drejtën për të përdorur armë bërthamore gjatë një agresioni, edhe nëse armiku, duke përdorur armë konvencionale, krijon një kërcënim kritik. Përdorimi i armëve konvencionale përbën një kërcënim serioz për sovranitetin tonë”, nënvizoi Putin, raporton “RIA Novosti”.

Putin saktësoi se bazat e politikës shtetërore për parandalimin bërthamor "janë dakordësuar me presidentin e Bjellorusisë", prandaj Moska rezervon të drejtën për të përdorur armë bërthamore "në rast agresioni kundër Rusisë dhe Bjellorusisë".

Sipas tij, Rusia mund të marrë në konsideratë përdorimin e armëve bërthamore pasi të marrë të dhëna të besueshme për lëshimin masiv të armëve sulmuese të hapësirës ajrore, përfshirë raketat dhe dronët, dhe kalimin e tyre në kufirin shtetëror të Federatës Ruse.

Gjatë takimit me Këshillin, Putin propozoi të diskutohet për çështjen e përditësimit të themeleve të politikës shtetërore në fushën e parandalimit bërthamor. “Ne do ta shqyrtojmë këtë mundësi sapo të kemi informacion të besueshëm për lëshimin masiv të armëve të sulmit në hapësirën ajrore dhe kalimin e tyre të kufirit tonë shtetëror, raketave të lundrimit, dronëve, avionëve hipersonikë dhe avionëve të tjerë”, tha Putin.

Doktrina bërthamore e paraqitur nga Putin, parashikon mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore për të mbrojtur Rusinë nga agresioni me armë të shkatërrimit në masë dhe me armë konvencionale, nëse ato kërcënojnë vetë ekzistencën e shtetit rus. /Pamfleti

Lini një Përgjigje