TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Shtator 2024, 19:39

Agresioni në Lindjen e Mesme, Biden: Lufta e gjithanshme e mundur, sulmet po përshkallëzohen

Shkruar nga Pamfleti

Agresioni në Lindjen e Mesme, Biden: Lufta e gjithanshme e mundur, sulmet

Presidenti Joe Biden tha se “lufta e gjithanshme” është ende e mundur pasi luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut janë duke u përshkallëzuar dita-ditës.

Presidenti amerikan është shprehur se ende shpreson se mund të gjendet një strategji për ndalimin e luftës.

“Lufta e gjithanshme është e mundur, por unë mendoj se ka gjithashtu mundësi, ne jemi ende në lojë për të marrë një zgjidhje që mund të ndryshojë rrënjësisht të gjithë rajonin,” tha Biden në “The View” për ABC.

Ai ka folur pas ditëve të tëra sulmesh midis Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut në Liban. Këto sulme kanë lënë të vrarë qindra njerëz dhe kanë rindezur frikën për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Lini një Përgjigje