
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli do të vazhdojë ofensivën e tij kundër Hamasit në Gaza duke përfshirë “kështjellën e fundit” në Rafah.
Ai tha se presioni ndërkombëtar mbi Izraelin po rritej, por vendi duhet të mbyllte radhët dhe të qëndrojë së bashku kundër përpjekjeve për të ndaluar luftën.
Udhëheqësi izraelit tha se trupat do të vazhdojnë të sulmojnë Hamasin në të gjithë Gazën, duke përfshirë Rafahun, bastionin e fundit të Hamasit.
"Kushdo që na thotë të mos veprojmë në Rafah, na thotë të humbasim luftën dhe kjo nuk do të ndodhë", tha ai, duke iu drejtuar një ceremonie diplomimi në një shkollë trajnimi për oficerët e ushtrisë izraelite.
Izraeli është pritur gjerësisht të nisë një ofensivë tokësore në qytetin më jugor të Gazës. Ndërkohë, Joe Biden ka paralajmëruar më parë Izraelin kundër lëvizjes pa një plan "të besueshëm" për të mbrojtur civilët.
Lini një Përgjigje