TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Prill 2023, 14:35

"Italia rol kyç në planin e rimëkëmbjes", kryeministri i Ukrainës: Po planifikojmë anëtarësimin në BE brenda 2 viteve

Shkruar nga Pamfleti
"Italia rol kyç në planin e rimëkëmbjes",
Kryeminisri ukrainas, Denys Shmyhal

Kryeminisri ukrainas, Denys Shmyhal u shpreh se Ukraina shpreson të jetë plotësisht e përgatitur për anëtarësimin në Bashkimin Evropian brenda dy vitesh.

Mediat e huaja raportojnë se Shmyhal në vizitën e tij në Romë përveç të tjerave tha se kompanitë italiane mund të luajnë një rol kyç në planin e rimëkëmbjes, duke iu bërë gjithashtu një ftesë për bashkëpunim.

“Ne kemi një plan ambicioz për të qenë plotësisht të përgatitur për anëtarësimin në BE në dy vjet. Ne jemi të sigurt se së bashku me aleatët tanë do të zbatojmë një program rindërtimi emergjent që do të përfitojë jo vetëm Ukraina, por edhe Italia dhe e gjithë Evropa. Ukraina po punon me partnerët për një ekuivalent të Planit Marshall. Italia është ekonomia e tretë më e madhe në Bashkimin Evropian. Kompanitë italiane mund të luajnë një rol kyç në planin e rimëkëmbjes. Ne tashmë po ftojmë kompanitë italiane të bashkëpunojnë, si plani i rimëkëmbjes fillon këtë vit.”, theksoi Shmyhal.

Shmygal mbërriti në Romë ditën e sotme për një konferencë mbi rindërtimin e Ukrainës, organizuar nga qeveria italiane. Më shumë se 600 kompani pritet të marrin pjesë në planin e rimëkëmbjes së Ukrainës.

itali ukraine be anetaresim

Lini një Përgjigje