Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik deklaroi se nuk beson në shtetin e Bosnjes dhe Hercegovinës, sepse ajo është e “mbyllur” dhe nuk ka pasur kurrë mundësi të ketë sukses.
Në lidhje me Kosovën, Dodik u shpreh se Republika Srpska do të ndjekë politikën e Beogradit.
Ai theksoi gjithashtu se fakti që Bosnja dhe Hercegovina abstenoi në votën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës tregon që shteti nuk ka kuptim.
“Unë nuk besoj në Bosnjë dhe Hercegovinë, është një vend i mbyllur, nuk ka pasur kurrë një shans për të pasur sukses, Bosnja dhe Hercegovina nuk ka pasur perspektivë edhe kur u krijua në Dejton, dhe e vetmja gjë racionale është ta ndajmë atë.
BiH nuk e pranoi dhe nuk e njohu Kosovën si shtet të pavarur dhe ne nuk kemi marrëdhënie me atë autoritet në Prishtinë. Ne thamë se e ndjekim Beogradin në këtë aspekt dhe se respektojmë integritetin territorial të Serbisë dhe do të punojmë si udhëheqje e Serbisë. Ne nuk kemi plan lufte, planet tona nuk janë luftë, planet tona janë në kohë paqeje. Pyesim veten se çfarë zhurme ka për luftën. Nga ana jonë do të ketë paqe”, tha Dodik për RTS.
Lini një Përgjigje