Pas La Repubblica, edhe mediat greke kanë shkruar për shqiptaren më të njohur të momentit, Mira Murati.
OpenAI, i cili krijoi ChatGPT, ka tronditur ujërat në fushën e inteligjencës artificiale, duke e futur njerëzimin në një epokë të re. Shumë flasin për një “udhëkryq” të ngjashëm me atë të revolucionit industrial.
I themeluar si një laborator kërkimor jofitimprurës në vitin 2018, kompania me bazë në San Francisko ka tërhequr vëmendjen globale. Mira Murati, me origjinë nga Shqipëria, drejton ekipin e kërkimit dhe zhvillimit të produkteve dhe sigurisë së Open AI. Ky është ekipi që krijoi Chat GPT, duke sjellë më afër përditshmërisë atë që deri më tani ishte paraqitur në skenarët fantashkencë, thuhet në median greke Newsbeast.
Media greke thekson faktin se Mira Murati ka lindur në vitin 1988 në Vlorë të Shqipërisë. Ajo emigroi me prindërit e saj në Victoria, Kanada në moshën 16 vjeçare dhe u diplomua në Shkollën e Inxhinierisë Thayer të Kolegjit Darmouth në 2010. Karriera e saj filloi në Goldman Sachs në 2011 si praktikante dhe në 2012 ajo punoi në kompaninë e prodhimit të avionëve Zodiac Aerospace harduer për dy vjet. Kjo u pasua nga rekrutimi i saj në Tesla, ku mori pjesë në ekipin e zhvillimit të ” Model X “, dhe më pas në Leap Motion.
Në vitin 2018, ajo iu bashkua forcës së Open AI, ku krijoi aplikacionin më të famshëm në botë të inteligjencës artificiale, duke zënë me punën e saj një vend në panteonin e historisë, së bashku me njerëzit që ndryshuan botën me krijimet e tyre teknologjike.
Nuk është rastësi që Microsoft investoi 10 miliardë dollarë në zhvillimin e mëtejshëm të aplikacionit ChatGPT, ndërsa vlera e Open AI tani vlerësohet në rreth 30 miliardë dollarë.
Lini një Përgjigje