
Themeluesi i grupit 'Wagner' Yevgeny Prigozhin ka hedhur poshtë pretendimet se ai ishte pjesë e rrethit të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin, duke theksuar se ai nuk kishte asnjë lidhje me Kremlinin.
"Historitë për njohjen time me presidentin Putin janë shumë, shumë të ekzagjeruara. Sigurisht që kam komunikuar me të, por thashethemet për njohjen tonë janë vetëm “thashetheme", shpjegoi ai.
Sipas themeluesit të Wanger, presidenti rus ka shumë të ngjarë të ketë vizituar restorantet e tij në Shën Petersburg kur Putin ishte nënkryetar i bashkisë, por nuk ka pasur asnjë njohje apo kontakt.
“Në atë kohë, unë nuk kisha asnjë interes të flisja me të," tha Prigozhin, duke vënë në dukje se ai u takua me Putinin për herë të parë kur ishte president dhe arriti në përfundimin se ai nuk kishte mundësi ta takonte sa herë të donte.
Lini një Përgjigje