
Palazzo Chigi në fakt ka dhënë miratimin e tij për projektligjin që ratifikon marrëveshjen e lidhur mes liderëve të dy vendeve.
Këshilli i ministrave në Itali i dha dritën jeshile marrëveshjes mes kryeministres Giorgia Meloni dhe homologut të saj shqiptar Edi Rama për ngritje e një kampi në Shëngjin dhe transferimin e emigrantëve atje.
Palazzo Chigi në fakt ka dhënë miratimin e tij për projektligjin që ratifikon marrëveshjen e lidhur mes liderëve të dy vendeve.
Në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit, të nënshkruar nga kryeministrat Giorgia Meloni dhe Edi Rama, do të krijohen dy qendra për të trajtuar rastet e emigrantëve që janë shpëtuar nga mjetet detare, roja bregdetare dhe policore italiane.
Kjo nuk përfshin të moshuarit, të pambrojturit, fëmijët ose gratë shtatzëna ose migrantët që shpëtohen nga anijet e drejtuara nga OJQ-të ose njerëzit që zbarkojnë në tokën italiane.
Sipas detajeve të nxjerra nga ‘projekt-ligji’ i shpërndarë në Parlamentin italian, struktura në Gjadër, ajo për konstatimin e kushteve për mbrojtjen ndërkombëtare dhe për riatdhesimin e emigrantëve që nuk kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë në Itali, do të ndërtohej në një sipërfaqe ndërtimi prej 77,700 metrash katrorë: harta kadastrale tregon 10 ndërtesa për gati 2 mijë metra katrorë.
Në këtë zonë do të ndërtohen edhe godinat e Policisë së Shtetit. Një çështje mbetet ajo e numrit të emigrantëve. Protokolli sqaron se strukturat mund të presin maksimumi 3 mijë në të njëjtën kohë. Në nënshkrim Meloni foli edhe për 36 mijë në vit, duke llogaritur procedurat e përfunduara në katër javë.
Më pas nënsekretari Giovanbattista Fazzolari sqaroi se “emigrantët mund të ndalohen përtej 28 ditësh edhe në Shqipëri. Maksimumi i lejuar nga ligji italian është 18 muaj”.
Me pak fjalë, në të gjitha aspektet, zonat që i ka dhënë Tirana Romës i nënshtrohen ekskluzivisht juridiksionit italian. Dhe Italia do ta mbajë barrën 100%: do të duhet të krijojë një fond garancie dhe, si paradhënie rimbursimi për vitin e parë, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, do të duhet të paguajë 16.5 milionë euro në llogarinë e posaçme të thesarit të shtetit të hapur nga Shqipëria.
Siç përcaktohet në marrëveshje dhe në anekse, shpenzimet, ndër të tjera, përfshijnë ato të ndihmës spitalore, blerjen e pajisjeve mjekësore, barnave dhe vaksinave, shpenzimet për përdorimin e policisë (forcat shqiptare janë përgjegjëse për mbikëqyrjen e jashtme), blerjen e karburantit për automjetet, si dhe çdo kosto ligjore për mbrojtjen para gjykatave ndërkombëtare dhe për kompensimin e dëmeve të vendosura nga gjykatat kombëtare ose ndërkombëtare.
Lini një Përgjigje