
Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson, ka deklaruar se Bashkimi Evropian (BE) po përballet me një rrezik të shtuar të terrorizmit për shkak të luftës në Gaza.
"Me luftën midis Izraelit dhe Hamasit dhe polarizimit që po shkakton në shoqërinë tonë, si dhe me sezonin e ardhshëm të festave, ekziston një rrezik i madh i sulmeve terroriste në BE", tha Johansson përpara takimit të ministrave të brendshëm të BE-së, në Bruksel.
Më tej ajo shtoi se BE-ja po mendon për ngritje e një fondi shtesë prej 30 milionë eurosh për të evidentuar rastet e sulmeve terroriste dhe për mbrojtjen e objekteve fetare.
Ministrat e BE-së, siç u njoftua, do të diskutojnë sigurinë në atë bllok në dritën e luftërave në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë. Diskutimet për zonën Shengen, si dhe reforma e politikave të azilit dhe migracionit janë gjithashtu në axhendë.
Lini një Përgjigje