TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Dhjetor 2023, 15:27

DASH u fut sërish të dridhurat të korruptuarve në Ballkan, shpall “non grata” ish-zv/kryeministrin maqedonas

Shkruar nga Pamfleti
DASH u fut sërish të dridhurat të korruptuarve në Ballkan,
Koço Angjushev

Shpallja e tij e padëshiruar është një mesazh edhe për të korruptuarit e Tiranës. SHBA po e bën të qartë se askush nuk shpëton dot...

Departamenti i Shtetit ka “godet” sërish në Ballkan. Ish-zëvendëskryeministri maqedonas Koço Angjushev, është futur në listën e zezë të amerikanëve.

Sipas njoftimit të DASH, ai është shpallur “non grata”, pasi dyshohet si i përfshirë në afera korrupsioni.

Ndërsa shërbente si zëvendëskryeministër, Angjushev abuzoi me detyrën e tij zyrtare për të përfituar për interesat e tij private të biznesit, duke minuar besimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në institucionet e tyre qeveritare dhe proceset publike. Hapi i sotëm tregon se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë atyre në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë llogari nga zyrtarët e korruptuar publikë”, thuhet në deklaratë.

Departamenti i Shtetit gjithashtu ndaloi gruan e tij Elisabetta dhe fëmijët Angel dhe Ognen të hynin në Shtetet e Bashkuara. Sergej Samsonenko, Orce Kamçev, Ratka Kamçeva, Sasho Mijalkov, Nikolla Gruevski dhe Ramiz Merko janë në listën e zezë të SHBA-së për shkak të korrupsionit.

Koço Angjushev, ka qenë në listën e vitit 2013 të “Forbes” për personat më të pasur të Maqedonisë. Ai është pronar i grupit ”Feroinvest” dhe themelues i grupacit ”Brako”. Kur kryeministër ishte Zoran Zaev, ai mori karrigen e numrit dy të qeverisë. 

Por më pas ai u akuzua për afera korrupsioni. Komisioni për Anti-korrupsion akuzoi Koço Angjushev për abuzim me vendimin e qeverisë për zvogëlimin e tarifës doganore për bateritë e litiumit. Ai ka qenë në konflikt interesi sepse përfitonin kompanitë e tij. Po ashtu ai është akuzuar disa herë për avuzime në fushën e energjisë. 

Por shpallja e tij e padëshiruar është një mesazh edhe për të korruptuarit e Tiranës. SHBA po e bën të qartë se askush nuk shpëton dot. Kush ka vjedhur pasuritë e qytetarëve herët a vonë do përfundojnë në listën e zezë dhe në Tiranë janë të shumtë ata që presin radhën.

Lini një Përgjigje