
Udhëheqësi i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, deklaroi se Katari po vazhdon punën për të rivendosur armëpushimin që u prish midis Izraelit dhe Hamasit dhe po bën presion për një fund gjithëpërfshirës të luftës në Gaza.
“Ne po punojmë vazhdimisht për të rinovuar [marrëveshjen] dhe për të lehtësuar barrën e njerëzve tanë në Rripin e Gazës, por armëpushimet nuk janë një alternativë për një armëpushim gjithëpërfshirës”, tha ai.
Kujtojmë se Katari ka udhëhequr negociatat midis dy palëve, të cilat çuan në një armëpushim njëjavor deri të premten. Që nga përfundimi i marrëveshjes, Izraeli ka intensifikuar sulmet e tij në Rripin e Gazës si pjesë e qëllimit të tij përfundimtar për të zhdukur Hamasin.
Ndërkohë që të dhënat e ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi tregojnërritje të numrit të viktimave. Sipas shifrave zyrtare numri i njerëzve të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës është rritur në 15,899.
Lini një Përgjigje