TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Dhjetor 2023, 17:01

"Babit i jam falenderuese për gjithë jetën", çfarë shkruante 14 vjeçarja para se të rrëmbehej dhe vritej

Shkruar nga Pamfleti

"Babit i jam falenderuese për gjithë jetën",

Të tjera detaje janë zbuluar nga krimi që tronditi Shkupin. Është kryer autopsia e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska, e cila u vra dhe u gjet e varrosur afër Shkupit gati një javë pas zhdukjes. Trupi i të miturës i është dorëzuar të ëmës.

Deri tani 5 persona dyshohen se janë të përfshirë në këtë krim të rëndë por dhe në vrasjen e 74 vjeçarit nga Velesi i Maqedonisë së Veriut. Autopsia do të përcaktojë kohën dhe shkaqet e vrasjes së 14 vjeçares e cila u zhduk më 27 nëntor pak pasi kishte dalë nga banesa për të shkuar në shkollë dhe u gjet më 3 dhjetor e vrarë dhe e groposur.

Kjo paraqet një nga provat kryesore në procesin kundër Lupço Palevskit – Pallço, Velibor Manevit, Vlatko Keshishevit, Bore Videvskit dhe babait të viktimës, Aleksandar Gjorçevski.

Ndaj Lupço Palevskit është firmosur urdhërarrest ndërkombëtar, ndërsa babai i saj ndodhet i arrestuar. Ajo çka e bën më tragjike këtë histori është përfshirja e babait të vajzës.

Personat e arrestuar në dëshminë që kanë dhënë kanë thënë se oraret kur do të dilte vajza nga shtëpia i kanë marrë nga babai i saj. Motivi i rrëmbimit ka qenë për të marrë para nga nëna e saj për shkak se bashkëshortët ishin divorcuar.

Po a morën rrëmbyesit para?

“Aspak nuk u arrit të kërkoheshin paratë. Personat e arrestuar kanë thënë se nga paniku se mos të kapeshin e dënoheshin kanë vrarë vajzën e cila jetonte me të ëmën. Nuk ka pasur as kohë për të kërkuar ato para për të cilën ishte moviti i rrëmbimit të saj”, tregon gazetarja nga Maqedonia e Veriut, Emine Ismaili për Report Tv.

Edhe më të rëndë ngjarjen e bën dhe fakti se vajza e donte shumë të atin. Gazetarja Ismaili zbulon një detaj të panjohur.

“Në një detyrë për ditën e falenderimeve, vajza 14 vjeçare kishte shkruar se ishte mirënjohëse dhe ishte falenderuese për tërë jetën për babain e saj për atë çfarë kishte bërë”, tha gazetarja.

Çfarë ka deklaruar babai i vajzës?

Babai i vajzës i ka mohuar. Nuk ka pranuar se është i përfshirë në këtë rast megjithatë ndaj tij është caktuar arrest 48 orësh.

Të shtunën, shoqëria civile ka thirrur një protestë për të kërkuar dënimin me vdekje për autorët e këtij krimi të rëndë.

e mitur vrasje shkup

Lini një Përgjigje