TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Mars 2026, 21:36

Irani bombardon ambasadën e SHBA në Bagdad, goditet zona e helikopterëve (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Irani bombardon ambasadën e SHBA në Bagdad, goditet zona e
Ambasda e SHBA në Bagdat

Sulmi ndodhi në “Zonën e Gjelbër” të Bagdadit, një zonë shumë e fortifikuar ku ndodhen institucionet kryesore qeveritare dhe misionet diplomatike

Banorët e Bagdadid dhe të Erbilit, kryeqytetit të rajonit gjysmëautonom kurd në veri të Irakut, raportuan shpërthime dhe aktivizimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore mbrëmjen e së shtunës, ndërsa raketa ose dronë u drejtuan drejt zonës.

Sipas agjencisë Associated Press, tre zyrtarë irakianë të sigurisë deklaruan se një raketë ra në zonën e uljes së helikopterëve brenda kompleksit të ambasadës amerikane në Bagdad. Zyrtarët folën në kushte anonimiteti pasi nuk kishin autorizim të komentojnë publikisht.

Deri tani nuk ka raportime për viktima, ndërsa një zëdhënës i ambasadës amerikane nuk pranoi të komentojë për incidentin. Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit nuk ka reaguar menjëherë ndaj kërkesave për koment.

Sulmi ndodhi në “Zonën e Gjelbër” të Bagdadit, një zonë shumë e fortifikuar ku ndodhen institucionet kryesore qeveritare dhe misionet diplomatike. Kjo zonë është sulmuar edhe më parë, por sipas raportimeve ky është sulmi i parë i regjistruar këtë javë që nga fillimi i përplasjes së fundit në rajon.

Konflikti u përshkallëzua pas sulmeve të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit, të cilat kanë ndezur një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Që nga ajo kohë, Irani dhe grupet paraushtarake aleate në Irak kanë kryer dhjetëra sulme ndaj bazave ushtarake amerikane dhe instalimeve të tjera në territorin irakian. Disa prej këtyre grupeve kanë goditur edhe bazat e organizatave opozitare kurde iraniane që operojnë në veri të Irakut.

Kryeministri në detyrë i Irakut, Mohammed Shia al-Sudani, e dënoi sulmin ndaj ambasadës amerikane duke e cilësuar atë një “akt terrorist” të kryer nga grupe të pakontrolluara.

Sipas tij, forcat e sigurisë dhe ushtria janë urdhëruar të identifikojnë dhe arrestojnë përgjegjësit për sulmin.

 

bagdad raketa erbil

Lini një Përgjigje