Zëvendëskancelari gjerman Lars Klingbeil deklaroi për rrjetin RND se Gjermania nuk do të marrë pjesë në një luftë të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, duke shprehur edhe dyshime për ligjshmërinë e një konflikti të tillë sipas të drejtës ndërkombëtare.
“E them shumë qartë: Kjo nuk është lufta jonë. Ne nuk do të marrim pjesë në këtë luftë”, tha Klingbeil.
Në të njëjtën kohë, Lars Klingbeil paralajmëroi për “rrezikun e madh të zhytjes gjithnjë e më thellë në një botë ku nuk ka më rregulla. Ne nuk duam të jetojmë në një botë ku zbatohet vetëm ligji i më të fortit”.
Zëvendëskancelari gjerman shprehu gjithashtu “dyshime serioze në lidhje me ligjshmërinë e kësaj lufte sipas ligjit ndërkombëtar”.
Në të njëjtën linjë, kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk synon të përfshihet, duke theksuar se qeveria italiane po punon për të mbrojtur sigurinë e vendit dhe për të mbështetur përpjekjet për paqe.
Meloni bëri të ditur se ka zhvilluar bisedime me Emmanuel Macron, Friedrich Merz dhe Keir Starmer për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe për të vlerësuar mundësinë e rikthimit të negociatave diplomatike.
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk synon të hyjë në të. Qeveria është e angazhuar të mbrojë sigurinë e Italisë dhe të qytetarëve të saj dhe të mbështesë çdo iniciativë që synon kërkimin e paqes.Kam pasur një bisedë me Macron, Merz dhe Starmer për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm. Ne punojmë, për aq sa është e mundur, për objektivin e uljes së tensioneve dhe për të verifikuar nëse ekziston ende mundësia për të rifilluar negociatat.
Kjo de facto nuk asht as lufta e SHBA-se. Kjo asht lufta e Izrakrimit. APOKALIPS…..fundi i historise do te vije nga I Z R A E L I.