Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, paralajmëroi se vendet e rajonit që strehojnë baza ushtarake amerikane mund të përballen me pasoja nëse tensionet vazhdojnë të përshkallëzohen.
Në një mesazh të publikuar në platformën X, Ghalibaf deklaroi se vendet që presin baza të SHBA-së në rajon “nuk do të gëzojnë paqe”, duke i konsideruar këto instalime si platforma për operacione kundër Iranit.
Ai iu referua gjithashtu sulmit ndaj impiantit të desalinimit të ujit në ishullin Qeshm, për të cilin autoritetet iraniane kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara. Sipas tij, sulmi u krye “me mbështetjen e një prej bazave ajrore në vendet fqinje në jug”.
“Ky krim i hapur do të marrë një përgjigje proporcionale”, tha Ghalibaf, duke shtuar se bazat ushtarake amerikane në rajon shërbejnë si platforma për operacione kundër Iranit.
“Origjina e sulmeve është edhe destinacioni i përgjigjes sonë,” përfundoi ai.
Deklaratat e tij vijnë në një moment tensioni të lartë në Gjirin Persik, ku përplasjet mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit kanë përfshirë sulme me raketa dhe dronë ndaj objektivave ushtarake dhe infrastrukturës strategjike në disa vende të rajonit.
Lini një Përgjigje