TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Korrik 2024, 08:21

I shpëtoi atentatit me armë zjarri, FBI merr në pyetje Donald Trump

Shkruar nga Pamfleti
I shpëtoi atentatit me armë zjarri, FBI merr në pyetje Donald
Momenti i evakuimit të Trump pas atentatit

Ndërkaq gjatë një telefonate me gazetarët, BBC ka bërë të ditur se nga zyra e FBI është thënë se Trump do të pyetet vetëm në kuadrin e një “objektivi” ashtu sikundërse veprohen në çdo rast tjetër të ngjashëm.

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump ka pranuar që të merret në pyetje nga FBI si pjesë e hetimit në lidhje me atentatin ndaj tij gjatë një tubimi në Pensilvani në fillim të këtij muaji.

FBI nuk ka dhënë ende detaje për sa i përket datës se kur do të zhvillohet intervista apo arsyet specifike për të cilat do të pyetet Trump.

Ndërkaq gjatë një telefonate me gazetarët, BBC ka bërë të ditur se nga zyra e FBI është thënë se Trump do të pyetet vetëm në kuadrin e një “objektivi” ashtu sikundërse veprohen në çdo rast tjetër të ngjashëm.

“Ne duam të dimë perspektivën e tij, për atë që ai pa”, tha Kevin Rojek, një agjent special i FBI.

Pavarësisht aludimeve hetuesit nuk kanë dalë ende në një përfundim specifik në lidhje me motivet që mund ta kenë çuar 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks që të hapë zjarr nga Donald Trump më 13 Korrik.

FBI thanë gjithashtu se hetuesit besojnë se Crook kishte bërë një planifikim të kujdesshme përpara atentatit.

Gjithashtu sipas mesazheve të publikuara së fundmi thuhet se 20-vjeçari është parë rreth 90 minuta më parë se sa të kryente sulmin. Atentati ndaj Trump u cilësua si një dështim për Shërbimin Sekret Amerikan, drejtoresha e të cilit dha dorëheqjen disa ditë pas atentatit./ Marrë nga BBC

donald trump fbi atentat

Lini një Përgjigje