
Presidenti Vladimir Putin tha në një fjalim drejtuar kombit se forcat e armatosura ruse kanë marrë urdhrin e nevojshëm për të neutralizuar organizatorët e rebelimit.
“Forcat e armatosura ruse kanë marrë urdhrin e nevojshëm për të neutralizuar ata që organizuan rebelimin e armatosur”.- tha Putin.
BBC bën të ditur se forcat ruse të Rendit kanë kryer një bastisje në zyrën e Wagner në Shën Petersburg.
"Zbatuesit e ligjit kanë hyrë në Qendrën PMC Wagner në rrugën Zolnaya të Shën Petersburgut," raportoi media.
Dy autobusë me policë dhe roje kombëtare kanë mbërritur në ndërtesë, raportohet se kanë hyrë së bashku me efektivë civilë.
Media pretendoi se "njerëz me maska dhe me pushkë" u vendosën pranë urës Blagoveshchensky të Shën Petersburgut, ku ndodhen një hotel dhe një restorant i lidhur me shefin e Wagner, Yevgeni Prigozhin.
Lini një Përgjigje