TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2023, 08:15

Tronditen themelet e pushtetit të Putin, biznesmeni i opozitës ruse: Të ndihmojmë Prigozhin që ta përmbysë!

Shkruar nga Pamfleti

Tronditen themelet e pushtetit të Putin, biznesmeni i opozitës ruse:

Biznesmeni i opozitës ruse në emigrim Mikhail Khodorkovsky, ka reaguar një ditë pasi kreu i Wagner Yevgeny Prigozhi është rebeluar ndaj ushtrisë ruse.

Khodorkovsky përmes një postimi në Telegram është shprehur se është koha që të mbështesin Yevgeny Prigozhin, i cili u deklarua për të luftuar regjimin e presidentit rus Vladimir Putin.

“Po, edhe djalli duhet të ndihmojë nëse vendos të kundërshtojë këtë regjim! (…) Nëse ky gangster dëshiron të sulmojë Putin, nuk është koha për të mbytur, ne duhet të ndihmojmë”, ka shkruar biznesmeni rus.

Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, po hetohet për nxitje të rebelimit, pasi akuzoi ushtrinë ruse për një sulm vdekjeprurës me raketa kundër trupave të tij.

Yevgeny Prigozhin tha se “e keqja” në udhëheqjen ushtarake duhet të ndalet dhe u zotua se “do të marshojë për drejtësi”.

Autoritetet e mohuan sulmin dhe kërkuan nga Prigozhini që t’i ndalojë “veprimet e paligjshme”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, është njoftuar për situatën dhe po merren të gjitha masat e nevojshme, tha zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov. Ngjarja paraqet një përshkallëzim befasues të grindjeve brenda Rusisë.

 

Lini një Përgjigje