TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Qershor 2023, 22:12

E gjithë bota vëmendjen tek nëndetësja, ‘shpërthen’ Obama: Pse nuk u kujtua kush për fundosjen e varkës me emigrantë?!

Shkruar nga Pamfleti

E gjithë bota vëmendjen tek nëndetësja,

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka ngritur pyetjen se përse shpërthimi i nëndetëses ‘Titan’ me 5 viktima ka marrë mbulim të gjerë mediatik, ndërkohë që një varkë me 700 refugjatë në Greqi nuk është përfolur kaq shumë nga mediat.

Teksa po fliste në Fondacionin Stavros Niacrchos në Athinë, disa orë para se të konfirmohej se nëndetësja kishte shpërthyer, Obama u shpreh se kjo është një situatë e papranueshme.

“Është e papranueshme që ekspedita të ketë marrë më shumë vëmendje sesa qindra të vrarë nga mbytja e një varke në brigjet greke. Tragjedia me nëndetësen po merr mbulim minutë pas minutë në të gjithë botën. Kjo është e kuptueshme sepse ne të gjithë duam dhe lutemi që këta njerëz të shpëtohen. Por, fakti që kjo ka marrë shumë më tepër vëmendje sesa 700 njerëz u mbytën është një situatë e papranueshme. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e quajti atë një nga ‘tragjeditë më të këqija detare në dekadën e fundit”, tha Obama.

Varka e mbipopulluar me qindra refugjatë pakistanezë, sirianë, egjiptianë dhe palestinezë u fundos më 14 qershor, dy ditë para se turneu i OceanGate me vlerë 250,000 dollarë në rrënojat e Titanikut të raportohej i zhdukur. 82 pasagjerë janë gjetur të vdekur, 104 nga më shumë se 750 në bord janë shpëtuar dhe pjesa tjetër janë ende të zhdukur. Më shumë se 100 fëmijë janë në mesin e të zhdukurve.

Viktimat nga mbytja e nëndetëses Titan janë CEO i OceanGate Stockton Rush, eksperti francez i Titanikut Paul-Henri Nargeolet, miliarderi britanik Hamish Harding, biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman, i cili ishte vetëm 19 vjeç.

nendetese obama anije

Lini një Përgjigje