TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2023, 08:41

Shtohet frika për grusht shteti në Rusi, Wagner nis kryengritjen e armatosur dhe rrethon Rostov-in; publikohen pamjet

Shkruar nga Pamfleti
Shtohet frika për grusht shteti në Rusi, Wagner nis kryengritjen e
Pamje nga aksioni i forcave Wagner kundër ushtrisë ruse

Frika për një tentativë për grusht shteti në Rusi është rritur shumë në 24 orët e fundit. Trupat e Wagner kanë sulmuar selinë ushtarake dhe ministrore në qytetin jugor rus të Rostov-on-Don dhe kanë marrë nën kontroll këtë qytet.

Siç paralajmëroi, udhëheqësi i Wagner ka nisur sulmet për hakmarrje ndaj Putin dhe po përparon drejt Moskës. Mediat bëjnë të ditur se Prigozhin ka rekrutuar 25,000 mijë trupa.

Në një video të publikuar pak orë më parë, shihet qartë se si forcat e Wagner përparojnë në Shtabin e Komandës së Rostovit, teksa civilët shohin gjithçka.

Shtohet frika për grusht shteti në Rusi, Wagner nis kryengritjen e

Prigozhin lëshoi ​​një mesazh të ri rreth orës 7:30 të mëngjesit të së shtunës me orën e Moskës duke thënë se njerëzit e tij janë infiltruar në Komandën e Mbrojtjes Jugore në Rostov-on-Don dhe se fusha ajrore e qytetit ishte nën kontrollin e tij.

Qeveria ruse u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi disa u panë duke vëzhguar atë që po ndodhte, madje edhe teksa filmonin aksionin me telefonat e tyre celularë.

Shtohet frika për grusht shteti në Rusi, Wagner nis kryengritjen e

Prigozhin, i cili dikur ishte një i besuar i Vladimir Putinit përpara se t'i shpallte luftë udhëheqjes ushtarake të Moskës, tha në një video se oficeri i rangut më të lartë në postin komandues ishte arratisur sapo mësoi se forcat Wagner po afroheshin.

“Ne e morëm nën kontroll që avionët sulmues të mos na godasin ne, por ukrainasit. Selia kryesore e qendrës kryesore të kontrollit po funksionon normalisht. Nuk ka probleme. Pra, kur ju thonë se Wagner PMC ndërhyri dhe diçka shkoi keq në pjesën e përparme kjo është e gabuar”, tha Prigozhin.

Më tej Prigoshin ka thënë, se ai dhe ushtarët e tij janë gati "deri në fund" të veprojnë kundër ushtrisë ruse e të shkojnë deri në Moskë, nëse Shoigu dhe kreu i shtabit Valeri vijnë tek ai. Do të shkatërrojmë këdo që na del përpara. Në një njoftim të tjetër, thuhej se është qëlluar një helikopter rus.

Në qendër të Moskës kanë dalë në rrugë tanket. Në kryeqytetin rus janë rritur masat e sigurisë dhe të gjitha objektet e rëndësishme janë nën vëzhgim të shtuar, ka bërë të ditur agjencia shtetërore TASS.

Në Moskë Komiteti për Luftimin e Terrorizmit kanë shpallur gjendjen e alarmit në rast terrori në Moskë dhe rajonet.

Prigozhin ka akuzuar prej kohësh udhëheqësit më të lartë ushtarakë të Rusisë për dështime në luftën në Ukrainë dhe është i njohur për grindjen e tij të gjatë me ministrinë ruse të mbrojtjes.

Lini një Përgjigje