TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2023, 09:12

Kryengritja e Wagner kundër Moskës, Putin paralajmëron konferencë urgjente

Shkruar nga Pamfleti
Kryengritja e Wagner kundër Moskës, Putin paralajmëron
Presidenti Vladimir Putin

Kryengritja e Wagner me 25 mijë trupa që ka nisur ditën e djeshme ka alarmuar Kremlinin. Presidenti Vladimir Putin do të bëjë një dalje urgjente sot para popullit rus.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka thënë për mediat se Putin do të dalë së shpejti në një konferencë për mediat.

Kreu i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin ka deklaruar se forcat e tij kanë marrë nën kontroll qytetin Rostov-on-Don. Mediat e huaja shkruajnë se automjete ushtarake të blinduara janë parë në rrugë e qytetit i cili është mbi 1,100 km në jug të Moskës.

Banorëve të rajonit më të gjerë të Rostovit në kufi me Ukrainën u është thënë të qëndrojnë brenda, sepse forcat e sigurisë po veprojnë në zonë.

Shefi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin është zotuar të largojë udhëheqjen e ushtrisë ruse dhe thotë se forcat e tij kanë kaluar në Rusi nga Ukraina.

​Ndërkohë Wagner, po hetohet për nxitje të rebelimit, pasi akuzoi ushtrinë ruse për një sulm vdekjeprurës me raketa kundër trupave të tij.

Forcat ruse po bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të garantuar sigurinë e banorëve të rajonit të Rostovit.

Kështu deklaroi guvernatori i rajonit, Vasily Golubev, në kanalin e tij Telegram pas njoftimit të kreut të grupit paramilitar Wagner.

Ai shkruan gjithashtu se nuk është e vërtetë se Rostovi është futur në shtetrrethim.

"Situata aktuale kërkon përqendrimin maksimal të të gjitha forcave për të ruajtur rendin. Agjencitë ligjzbatuese po bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të garantuar sigurinë e banorëve të qarkut". shkroi guvernatori rus duke u kërkuar të gjithëve të qëndrojnë të qetë dhe të mos dalin nga shtëpia nëse nuk është e nevojshme.

Më herët, kreu i Ministrisë së Situatave të Emergjencave për rajonin njoftoi se informacioni i përhapur në rrjetet sociale dhe mesazhet e çastit për futjen e një shtetrrethimi në rajonin e Rostovit nuk është i vërtetë.

Lini një Përgjigje