TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Shkurt 2026, 07:50

I përfshirë në dosjen e kryebashkiakut Imamoglu, karrigia e ministrit të ri turk të Drejtësisë shkakton incident në ceremoninë live (Video)

Shkruar nga Pamfleti
I përfshirë në dosjen e kryebashkiakut Imamoglu, karrigia e
Akin Gürlek

Grindjet e ashpra politike në Turqi për ndryshimet në lidershipin e Ministrisë së Drejtësisë pas riorganizimit të kryer nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan u shoqëruan me një episod të pazakontë gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës.

Një incident ndodhi kur karrigia ku ishte ulur ministri i ri, Akin Gürlek, u fundos më shumë se normalisht, duke e bërë atë të dukej më poshtë se paraardhësi i tij, Yilmaz Tunç.

Zyrtarët e ministrisë u përpoqën të rregullonin situatën pasi Gürlek e vuri në dukje problemin, por pa sukses, ndërsa bezdia në fytyrën e tij ishte e dukshme.

Megjithatë, ai vijoi ceremoninë dhe në fjalimin e parë falënderoi presidentin Erdogan për besimin, duke premtuar vazhdimin e reformave në sistemin e drejtësisë, përshpejtimin e procedurave gjyqësore, forcimin e infrastrukturës dixhitale dhe luftë pa kompromis kundër krimit.

Ministri i ri theksoi se vjen nga sistemi gjyqësor dhe se ka shërbyer për rreth 20 vite si gjyqtar dhe prokuror, duke shtuar se njeh nga afër problemet e kolegëve të tij dhe synon të punojë për zgjidhjen e tyre. Deri së fundmi, Gürlek mbante postin e kryeprokurorit në Stamboll dhe ka qenë i përfshirë në çështje të profilit të lartë, përfshirë procedimet ndaj kryebashkiakut Ekrem Imamoglu.

 

akin gürlek karrigia e ministrit të ri turk

1 Komente

  1. P
    PENSIONISTE

    Jo. Jo. Ai është thjesht kaq i shkurtër! Por koka ë madhë!

    Lini një Përgjigje