TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Janar 2026, 22:47

Sulmi në Karakas u fut makthin serbëve, Vulin: SHBA-të po i bëjnë Venezuelës atë që NATO na bëri ne

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi në Karakas u fut makthin serbëve, Vulin: SHBA-të po i
Aleksandar Vulin

Ish‑ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, komentoi ashpër operacionin e Shteteve të Bashkuara kundër Venezuelës, duke e krahasuar atë me bombardimet e NATO‑s të vitit 1999 ndaj Republikës Federale të Jugosllavisë.

Në një deklaratë të transmetuar nga agjencia ruse TASS, Vulin tha se ajo që po i ndodh Venezuelës sot nga SHBA është e njëjta qasje agresive që aleanca perëndimore përdori ndaj Beogradit më shumë se dy dekada më parë. Ai u shpreh se sulmi ndaj një shteti sovran dhe rrëmbimi i presidentit të tij përbëjnë një paralajmërim të qartë për vendet që nuk janë bërthamore.

Bombardimi i një vendi anëtar të Kombeve të Bashkuara dhe rrëmbimi i presidentit të tij është vetëm një paralajmërim për shtetet jo‑bërthamore, që ose të armatosen aq shumë sa të bëhen një objektiv shumë i kushtueshëm, ose të braktisin politikën e tyre të pavarur,” tha Vulin, sipas mediave serbe.

Ai theksoi se Rusia duhet të vazhdojë luftën për krijimin e një rendi të ri sigurie, për t’u përballur me një koalicion të frikës së udhëhequr nga Perëndimi, i cili, sipas tij, do të përfshijë vendet që shqetësohen se mund të pësojnë të njëjtin fat si Jugosllavia apo Venezuela. Vulin tha se këto vende janë gati të bashkëpunojnë pa kushte, edhe nëse kjo do të thotë përfshirjen në një konflikt me Rusinë ose Kinën.

 

aleksandar vulin serbi venezuele

2 Komente

  1. T
    Tony

    No you Milosheviç’s dog of the dog no, was USA that got by ear the NATO to attack Serbia. Stolen Kosova (Dardania) was part ex of Yugoslavia. With the disintegration of Yugoslavia, should have independence automatically but you criminal derby steps Slavs got the right lesson. Forget Adriatic Sea whore Serbia, you have plenty of space in Siberia.

    1. v
      vk

      Maduro nuk po bente spastrim etnik, kurse ai kurva Milloshelopa vrau preu ne gjithe ish-Jugosllavine! Nderhyrja e NATO-s ne Kosove, ishte si dicka per te thene "Na falni per ate qe ndodhi ne Bosnje". As qe ka te krahasuar!

      Lini një Përgjigje