Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar ka folur sërish lidhur me sulmin e SHBA-së ndaj Venezuelës dhe kapjen e Nicolas Maduros.
Starmer deklaroi se Mbretëria e Bashkuar do të diskutojë situatën me homologët amerikanë në ditët në vijim, ndërsa theksoi se Britania nuk do të "derdhë lot" për arrestimin e Maduros nga Uashingtoni.
"Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur prej kohësh një tranzicion të pushtetit në Venezuelë. Ne e konsideronim Maduron si një president të paligjshëm dhe nuk derdhëm lot për fundin e regjimit të tij. E përsërita mbështetjen time për të drejtën ndërkombëtare këtë mëngjes.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të diskutojë situatën në zhvillim me homologët amerikanë në ditët në vijim, ndërsa kërkojmë një tranzicion të sigurt dhe paqësor drejt një qeverie legjitime që pasqyron vullnetin e popullit venezuelian”, tha Starmer.
Më herët, kryeministri britanik Starmer u shpreh se "do të dojë të flasë" me presidentin e SHBA-së për të "përcaktuar faktet" në lidhje me operacionin. Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar nuk ishte e përfshirë në sulme.
Ndërkohë ka reaguar edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Ai tha se populli i vendit është çliruar nga diktatura e Nicolás Maduro dhe ndihet i lehtësuar pas viteve të shkeljeve sistematike të lirive themelore dhe minimit të dinjitetit qytetar.
Macron shtoi se dita e ardhshme duhet të shënohet nga një tranzicion i qetë dhe demokratik, me respekt të plotë për vullnetin e qytetarëve. Ai shpreson që Edmundo González Urrutia, i zgjedhur në 2024, të mund të sigurojë rikthimin e normalitetit institucional në vend sa më shpejt dhe në mënyrë të qetë.
Presidenti francez theksoi gjithashtu se është në kontakt të vazhdueshëm me partnerët e Francës në rajon dhe se Parisi mbetet i angazhuar dhe i gatshëm për çdo situatë. Sipas tij, prioritet kryesor mbetet siguria e shtetasve francezë në Venezuelë gjatë këtij momenti të pasigurt.
"Populli i Venezuelës sot është çliruar nga diktatura e Nicolás Maduro-s dhe nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të gëzohet.
Duke uzurpuar pushtetin dhe duke shkelur liritë themelore, Nicolás Maduro ka cenuar rëndë dinjitetin e popullit të tij.
Tranzicioni që vjen duhet të jetë paqësor, demokratik dhe në përputhje me vullnetin e qytetarëve venezuelianë. Ne urojmë që presidenti Edmundo González Urrutia, i zgjedhur në vitin 2024, të mund ta garantojë sa më shpejt këtë tranzicion.
Aktualisht jam në komunikim me partnerët tanë në rajon.
Franca është plotësisht e angazhuar dhe vigjilente, përfshirë për të garantuar sigurinë e shtetasve të saj gjatë këtyre momenteve të pasigurta", tha Macron.
Ja keta e bejne lemsh dynjane! Kelysher k!
Nuk. Është. asgjë e esaktë por grabitja e pasurive. Kombëtare të vendeve të. pa. Zhvilluara Ne jetuam. Epunuam në dy. sisteme njohim. të. Bardhën. e të. zëzën