TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Gusht 2025, 19:30

Tërmeti i fortë shkund Turqinë, raportohet për ndërtesa të shembura (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tërmeti i fortë shkund Turqinë, raportohet për ndërtesa

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter u regjistrua mbrëmjen e së dielës në Turqi, me epiqendër provincën Balikesir, ndërsa thellësia fokale u regjistrua në 11 kilometra.

Më pas u regjistruan tre lëkundje të tjera pasuese me magnitudë 4.6 dhe 4.1 Rihter.

Tërmeti u ndje kryesisht në Stamboll, por edhe në ishujt në Egjeun lindor dhe Detin Marmara. Tërmeti u ndje veçanërisht në Mytilene, duke krijuar panik te banorët.

Ka raportime për shembje të plotë të një ndërtese, ndërsa sipas një deklarate nga Ministria e Brendshme, deri më tani nuk është raportuar për të lënduar.

Kryetari i bashkisë së Balıkesirit, Ahmet Akın, tha për Cnn turk se ka probleme në disa ndërtesa.

Zyra e Guvernatorit të Stambollit deklaroi se nuk kishte ngjarje të pazakonta që lidhen me tërmetin, i cili u ndje edhe në Stamboll.

"Tërmeti me magnitudë 6.1 me epiqendër lagjen Sındırgı të Balıkesirit, u ndje edhe në Stamboll. Deri më tani, nuk është përjetuar asnjë ngjarje e pafavorshme dhe ekipet tona në terren kanë filluar operacionet e skanimit", thuhet në njoftim. 

Sipas Observatorit të Athinës, tërmeti kishte një magnitudë prej 5.8 ballë sipas shkallës Rihter.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, ky është tërmeti i katërt i fortë në Turqinë Perëndimore në më pak se 2 ditë.

 

 

Lini një Përgjigje