
Pas sulmit të digës më të madhe në Ukrainë, niveli i ujit është rritur dhjetë metra dhe disa ishuj në rrjedhën e poshtme janë tashmë plotësisht të përmbytur. Mediat e huaja raportojnë se sipas parashikimeve paraprake, rezervuari duhet të zbrazet në katër ditët e ardhshme.
Autoritet ukrainase kanë publikuar në rrjet hartën e rrjedhës së ujit, ku sipas tyre disa nga vendbanimet pritet të jenë nën ujë pasi rrjedha të arrijë madhësia maksimale.
Kreu i Administrata komunale pro-ruse Vladimir Leontiev, deklaroi se dëmtimi i hidrocentralit në Kakhovka u shkaktua nga granatimet e Kievit dhe se shkaktoi dëme serioze në mjedis.
"Uji është ngritur, vazhdon të rritet. Brenda 72 orëve, sipas parashikimeve, do të fillojë të bjerë. Qyteti është i përmbytur, Avenue Dnipro tashmë është nën ujë. Kjo do të thotë se uji është ngritur me më shumë se 10 metra. " tha Leontiev.
Ndërkohë kreu rajonal i Khersonit, Oleksandr Prokudin, paralajmëron se nivelet e ujit në lumin Dnieper do të jenë "kritike" brenda pesë orëve. Ai u ka bërë thirrje banorëve të largohen menjëherë nga zonat e rrezikshme. Evakuimi i popullsisë në rrethin Nova Kahovka, i cili ndodhet në brigjet e lumit Dnieper, filloi pasi diga e hidrocentralit Kahovka u shemb.
Lini një Përgjigje