TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Qershor 2023, 12:16

"Veprim i papranueshëm", NATO: Shpërthimi i digës tregon brutalitetin e luftës ruse në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti
"Veprim i papranueshëm", NATO: Shpërthimi i digës
Jens Stoltenberg

Shkatërrimi i digës Nova Kahovka në Ukrainën jugore tregon brutalitetin e luftës që Rusia ka nisur kundër Ukrainës, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Shkatërrimi i Digës Kahovka sot vë në rrezik mijëra civilë dhe shkakton dëme serioze në mjedis. Është një veprim i papranueshëm, i cili tregon edhe një herë brutalitetin e luftës së Rusisë në Ukrainë”, theksoi Stoltenberg në një mesazh në Twitter.

Kundërofensiva e Ukrainës në Kherson do të jetë shumë më e vështirë për shkak të shkatërrimit të digës Kakhovka nga rusët.Kështu u shpreh për Sky News, eksperti Rupert Jones, ish-oficer i lartë i ushtrisë britanike.

Jones tha se situata rreth sulmit mbetet “e hutuar”, por ajo që është e qartë është se diga është “dëmtuar shumë në mënyrë të konsiderueshme”.
“Implikimet e menjëhershme janë rreth përmbytjeve në zonat e poshtme. Flitet se 16,000 banorë janë në rrezik. Ka evakuime lokale që po ndodhin ndërsa flasim, shqetësimi i dytë i menjëhershëm është rreth centralit bërthamor të Zaporizhzhia”, sipas tij.

shpërthimi i digës nato

Lini një Përgjigje