Shkatërrimi i digës Nova Kakhovka në Ukrainën jugore përbën një “gjenocid”, por zyrtarët ukrainas dhe rajonalë po punojnë për të garantuar sigurinë e banorëve lokalë. Kështu u shpreh kreu i administratës presidenciale të Ukrainës, ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mblodhi sot Sigurinë e Këshilli të Ukrainës.
Kreu i administratës presidenciale, Andriy Yermak, tha gjithashtu se veprimet e Rusisë përbëjnë një kërcënim për termocentralin bërthamor fqinj të Zaporizhzhia.
Po ashtu, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Oleksii Danilov, tha se presidenti Zelenskiy do ta mbledhë sot këshillin në fjalë pas shpërthimit që ndodhi në digën hidroelektrike Nova Kahovka.
Të paktën 22,000 njerëz që jetojnë në 14 vendbanime në rajonin Kherson të kontrolluar nga Rusia janë në rrezik të përmbytjeve për shkak të sulmit në digë këtë mëngjes. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se deri në 80 vendbanime janë në rrezik.
Evakuimet e zonave rreth digës Kakhovka në lumin Dnipro kanë filluar tashmë, ndërkohë që një zyrtar ukrainas paralajmëroi kishte mbetur vetëm pesë orë derisa uji të arrijë një “nivel kritik”. Niveli i ujit rreth digës ishte rritur me pesë metra.
Lini një Përgjigje