TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Shtator 2025, 13:59

"Histerike dhe të pabaza", Moska reagon ashpër ndaj akuzave të NATO-s për shkelje të hapësirës ajrore

Shkruar nga Pamfleti

"Histerike dhe të pabaza", Moska reagon ashpër ndaj akuzave

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar si histerike akuzat se Rusia po shkel hapësirën ajrore të NATO-s me qëllim armiqësor.

Kjo vjen pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se aleatët duhet të rrëzojnë avionët luftarakë rusë nëse ata shkelin territorin e tyre.

“Dëgjojmë histeri të ekzagjeruar rreth pilotëve tanë ushtarakë që dyshohet se shkelin rregulla të caktuara dhe pushtojnë hapësirën ajrore të dikujt”, tha Peskov në një konferencë për shtyp, duke i quajtur akuzat “të pabaza”.

Ai u shpreh gjithashtu se farca ajrore e Moskës i përmbahet rregullores së fluturimeve.

“Forca jonë ajrore i përmbahet të gjitha rregullave dhe rregulloreve të fluturimit, udhëhiqet prej tyre dhe u përmbahet atyre në mënyrën më të rreptë”, shtoi Peskov.

Lini një Përgjigje