TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Shtator 2025, 13:39

Njohja e shtetit palestinez, kryeministri i Japonisë: Gjithçka është çështje kohe

Shkruar nga Pamfleti

Njohja e shtetit palestinez, kryeministri i Japonisë: Gjithçka

Kryeministri i Japonisë ka deklaruar në Kombet e Bashkuara se njohja e Shtetit të Palestinës nga Tokio është vetëm çështje kohe. Ai u shpreh i “i indinjuar” nga komentet e fundit të zyrtarëve izraelitë.

Gati 80 përqind e anëtarëve të OKB-së e njohin shtetin e Palestinës, me një sërë vendesh, përfshirë Britaninë, Kanadanë dhe Francën, të cilët shtuan emrat e tyre këtë javë pas gati dy vitesh lufte në Gaza.

“Ndihem thellësisht i indinjuar nga deklaratat e bëra nga zyrtarë të lartë të qeverisë izraelite, që duket se e hedhin poshtë kategorikisht vetë nocionin e ndërtimit të shtetit palestinez”, tha Shigeru Ishiba.

“Për vendin tonë, pyetja nuk është nëse duhet të njihet një shtet palestinez, por kur. Veprimet e vazhdueshme të njëanshme nga qeveria e Izraelit nuk mund të pranohen kurrë”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje