
Grupi i Hamasit duket se po sulmon qëllimisht mediat që raportojnë nga Rripi i Gazës.
Një raketë e Hamasit ka shkaktuar panik, pasi ra pranë vendit ku qëndrojnë mediat. Redaktori “GB News”, Mark White ishte aty dhe ka treguar momentin e tmerrshëm.
Nuk raportohet për lëndime serioze, por automjetet aty pranë janë dëmtuar dhe raketa përfunduar në një kënd lojërash.

White tha për GB News se mediat janë mbledhur në Sderot, aty ku ra raketa. Mediat u detyruan të vrapojnë në një strehë aty pranë.
“Pyetja tani supozoj është, a ishte ky një shënjestrim i qëllimshëm i medias?”, pyeti ai.
“Mediat kanë qenë në këtë vend për disa kohë duke raportuar drejtpërdrejt për atë që ka ndodhur. Shqetësimi është se ndoshta mediat kanë qenë në shënjestër. Kishim vetëm disa sekonda për t'u strehuar”, tha ai.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit deklaruan se që kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, më shumë se 8,000 raketa janë hedhur në drejtim të Izraelit, duke shkaktuar evakuimin e 250,000 civilëve.
'Was this a deliberate targeting of the media?'
— GB News (@GBNEWS) November 3, 2023
GB News Home & Security Editor, Mark White, reports after an area designated for the media came under Hamas rocket fire from northern Gaza.
???? Freeview 236, Sky 512, Virgin 604
???? GB News on YouTube https://t.co/Wa58gYGZwF pic.twitter.com/YHnzYYgU5w
Lini një Përgjigje