Fjalimi u transmetua drejtpërdrejt në televizion në të gjithë Bejrutin, teksa me mijëra njerëz që u mblodhën për ta parë atë dhe pati të shtëna festive me armë zjarri në kryeqytet.
Udhëheqësi i Hezbollahut të Libanit ka paralajmëruar një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme, duke e bërë të qartë se ai është gati të përballet me Izraelit dhe aleatët e tij.
Fjalimi i tij pritej me ankth nga të gjithë dhe Hassan Nasrallah tha se të gjitha opsionet në frontin libanez janë të hapura, teksa madje sulmoi edhe amerikanët.
"Flotat tuaja në Mesdhe (drejtuar SHBA)... nuk do të na trembin. Kemi mjaftueshm armë për t’i përballuar. Irani mbështet lëvizjet e rezistencës në Liban dhe Palestinë, por nuk i kontrollon ato. SHBA është përgjegjëse për luftën në Gaza dhe po pengon armëpushimin", tha ai.
Nasrallah mohoi çdo sugjerim për përfshirjen e Hezbollahut në sulmin e nisur nga Hamasi kundër Izraelit më 7 tetor, duke thënë se ishte "100% palestinez".
Fjalimi u transmetua drejtpërdrejt në televizion në të gjithë Bejrutin, teksa me mijëra njerëz që u mblodhën për ta parë atë dhe pati të shtëna festive me armë zjarri në kryeqytet.
Po ashtu lideri i lëvizjes pro-iraniane shiite paralajmëroi sot Izraelin që të mos sulmojë Libanin. "Nëse armiku mendon të kryejë një operacion parandalues, ai do të kryejë marrëzinë më të madhe në historinë e ekzistencës së tij", tha kreu i "Partisë së Zotit" libaneze.
“Disa parashikojnë hyrjen e Hezbollahut në luftë, por të shohësh se çfarë po ndodh në kufi është shumë e rëndësishme. Për herë të parë që nga viti 1948, që kur kishte vendbanime në veri të Izraelit në kufirin me Libanin (...) ne sulmojmë pozicionet izraelite pa pushim. Ajo që po ndodh në frontin tonë libanez është e paprecedentë në histori”, shtoi ai, duke shpjeguar se hapja e frontit libanez reduktoi një pjesë të madhe të forcave që do të përdoreshin për të sulmuar Gazën.
Sipas Nasrallah, Hezbollahu arriti të tërheqë në vetvete "një të tretën e ushtrisë izraelite", "gjysmën e aftësive detare izraelite", "një të katërtën e forcave ajrore" dhe "pothuajse gjysmën e mbrojtjes raketore". Prandaj Nasrallah arriti në përfundimin se "mund të ndodhë një përshkallëzim dhe armiku duhet ta marrë parasysh këtë".
Më tej ai u shpreh se duhet ende pak kohë për t'i dhënë goditjen përfundimtare armikut. “Është një duel që nuk fitohet me nokaut, por me pikë”, tha Nasrallah.
Hassan Nasrallah u bëri thirrje vendeve arabe që të "ndalojnë tregtinë" me Izraelin. Udhëheqësi i Hezbollahut thotë se një humbje për Hamasin do të thotë "armiku mund të kërcënojë Libanin dhe popullin libanez".
"Vendet arabe dhe vendet e tjera duhet të ndalojnë agresionin kundër Gazës" thotë ai.
Teksa shefi i Hezbollahut fliste në Liban, Benjamin Netanyahu e ka paralajmëruar që të mos e testojë Izraelin dhe paralajmëroi se do ta "paguante shtrenjtë" nëse e bënte këtë.
"Unë u them armiqve tanë në veri, mos na testoni, do ta paguani shtrenjtë", tha ai. Netanyahu tha gjithashtu se nuk do të ketë armëpushim me Hamasin derisa militantët të lirojnë më shumë se 240 pengje izraelite dhe u zotua të vazhdojë përpara në Gaza. /Pamfleti
Lini një Përgjigje