TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Nëntor 2023, 17:03

Vulin dha dorëheqjen, Halimi: SHBA ka prova që është i përfshirë në sulmin e Banjskës, mund të arrestohet

Shkruar nga Pamfleti

Vulin dha dorëheqjen, Halimi: SHBA ka prova që është i

Shefi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandër Vulin ka dhënë dorëheqje ditën e sotme. Ishte vetë Vulin ai që konfirmoi lajmin përmes një komunikate ku shkruante se “SHBA-të dhe BE-ja kërkon kokën e tij si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë".

Jeton Halimi nga Instituti për Studimet Evropiane dhe Globale ka komentuar këtë lëvizje, duke thënë se Vulin e ka parë të drejtë të dorëhiqet nga posti pasi sipas tij, SHBA-të mund të kenë prova që ai është i implikuar në sulmin terrorist në veri të Kosovës.

“Mendoj se Vulin e ka parë të udhës më mirë të dalë gjasme me faqe të bardhë. Ai është i implikuar direkt me rastin e muajit të kaluar, ku humbi jetën rreshteri i policisë. Mendoj se ka dhënë këtë shenjë proteste gjasme neve po na bëjnë SHBA-të presion për njohjen e Kosovës. Siç e dimë, është edhe marrëveshja e arritur prej vitit të kaluar dhe e Ohrit, mendoj se këtu ka më shumë gjëra se SHBA nuk i bëjnë një personi presion nëse nuk është në atë listë. SHBA-të e kanë nuhatur mirë këtë dhe e kanë marrë informata dhe ata e dinë se Vulin ka qenë i angazhuar për sulmin terrorist në Kosovë dhe mundet të arrestohet nga organet ligjzbatuese si më Serbi apo Kosovë”, tha Halimi për “Abc news”.

doreheqje vulin

Lini një Përgjigje