TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Maj 2026, 14:42

Goditet rrjeti i trafikut në Greqi, kapet kokainë me vlerë 1.7 mln euro në Pire

Shkruar nga Pamfleti
Goditet rrjeti i trafikut në Greqi, kapet kokainë me vlerë 1.7
Kapet kokainë me vlerë 1.7 mln euro në Pire

Forcat e kontrollit të Autoritetit të Pavarur të të Ardhurave Publike (AADE) në Greqi kanë realizuar një tjetër operacion të suksesshëm kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, duke sekuestruar një sasi të madhe kokaine në portin e Pireut.

Sipas mediave greke, operacioni u zhvillua nga Forcat e Kontrollit të Transaksioneve Financiare (DEOS), në bashkëpunim me auditorët e Qendrës së Parë të Kontrollit Doganor të Pireut, pas një analize të detajuar të riskut.

Gjatë kontrollit të një kontejneri të dyshimtë me origjinë nga Ekuadori, autoritetet zbuluan 40 pako me kokainë të fshehura me kujdes. Droga e sekuestruar kishte një peshë totale prej 46 kilogramësh.

Sipas autoriteteve, vlera e ngarkesës në tregun e paligjshëm llogaritet të kalojë 1.7 milionë euro.

Nga hetimet paraprake është identifikuar edhe mënyra e funksionimit të organizatave kriminale, të cilat përdorin rrugët tregtare për importimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës përmes Greqisë.

Hetimet nga DEOS vijojnë, me synim zbardhjen e plotë të rrjetit kriminal dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Goditet rrjeti i trafikut në Greqi, kapet kokainë me vlerë 1.7Goditet rrjeti i trafikut në Greqi, kapet kokainë me vlerë 1.7

Lini një Përgjigje