TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Maj 2023, 20:55

Gjendja e jashtëzakonshme në Itali, Meloni: Do kompensohen të gjitha dëmet

Shkruar nga Pamfleti
Gjendja e jashtëzakonshme në Itali, Meloni: Do kompensohen të
Përmbytjet në Itali

Gjendja e emergjencës nga përmbytjet në zonën e Emilia-Romanjës vijon, ndërsa alarmi i kuq sipas autoriteteve do të vazhdojë edhe përgjatë kësaj të hëne.

10,000 persona janë rikthyer tashmë në shtëpitë e tyre, por janë ende 26,000 të tjerë të zhvendosur. Në Sant’Agata buldozerët kanë nisur të punojnë për të riparuar një urë hekurudhore e dëmtuar nga përmbytjet që goditën rajonin e Emilia Romanjës në Itali, përmbytje të cilësuara si më të rëndat që vendi ka kaluar përgjatë këtij shekulli.Shirat e furishëm nxorën lumenjtë nga shtrati dhe prej përmbytjeve humbën jetën 14 persona, ndërsa rrugë e qyteza në verilindje të Italisë u shndërruan në lumenj.

Kryeministrja Giorgia Meloni, me tu kthyer në Itali nga samiti i G7 që u mbajt në Hiroshima të Japonisë  viziton qytetet e shkatërruara në zonat Forlì dhe Ravenna. Ajo iu premtoi qytetarëve rindërtim dhe kompensim për gjithçka materiale që kanë humbur.

Vdekja e 14 personave dhe përmbytjet që shkatërruan Italinë verilindore ishin një “paralajmërim” për ndryshimin e klimës, thonë aktivistët e mjedisit, të cilët në shenjë proteste kanë lyer me bojë të zezë një nga shatërvanët më të famshëm në Romë, Fontana Di Trevi.

Aktivistët e organizatës kundër ndryshimeve klimatike “Last Generation” u ngjitën në shatërvanin historik dhe derdhën një lëng karboni me bazë bimore, përpara se policia të ndërhynte për t’i shpërndarë.

 

përmbytjet në itali

Lini një Përgjigje