TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Maj 2023, 16:42

Samiti i G7-së, “xhindi” që bëri realitet dëshirat e Zelenksy-t!

Shkruar nga Pamfleti

Samiti i G7-së, “xhindi” që bëri realitet

Vendimi për të marrë pjesë në Samitin e G7-së, ishte vendimi i duhur për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili arriti të siguronte më shumë armë, municione dhe mbështetje diplomatike nga aleatët në përmbyllje të samitit në Hiroshima.

Presidenti i SHBA, Joe Biden ishte i pari që u zotua për të dërguar më shumë, municione, artileri dhe automjete të blinduara, ndërsa pak ditë më parë dha dritën jeshile për avionët F16. Ndihmësi i lartë i Zelensky, Andriy Yermak tha se paketa amerikane kishte një vlerë prej 375 milionë dollarë.

Mbërritja e Zelenskyt në Japoni ishte një surprizë diplomatike, duke e vendosur vendin e tij dhe pushtimin 15-mujor të Rusisë në krye të axhendës. Por suksesi në dhomat e negociatave ishte në kontrast të fortë me vështirësitë në terren, pasi Rusia mori kontrollin e qytetit lindor të Bakhmut. Për Zelenskyn, qyteti është një shkretëtirë, ndërsa tha se për momentin ajo ndodhet vetëm në zemrat e ukrainasve.

Ftesa e Zelenskit për të vizituar Hiroshimën, një qytet sinonim i tmerreve të luftës bërthamore, ishte një simbol “thellësisht domethënës” i mbështetjes, sipas mikpritësit Fumio Kishida, kryeministri i Japonisë.

Përveç sigurimit të mbështetjes nga aleatët, vizita i ofroi Zelenskit një mundësi të rrallë për të fituar mbi një pjesë të vogël të kombeve që në mënyrë të qartë e kaun dënuar pak ose aspak pushtimin rus. Lider  nga India, Brazili, Vietnami dhe Indonezia ishin në mesin e atyre që u ftuan të merrnin pjesë në samit si jo-anëtarë.

zelensky samiti g-7

Lini një Përgjigje