
Shërbimet sekrete ukrainase nuk e kanë vrarë ende Vladimir Putinin sepse ai qëndron i fshehur.
Kështa ka deklaruar numri dy i shërbimit sekret ushtarak i intelegjencës ukrainase, Vadim Skibicki.
“Ai sapo ka filluar të nxjerrë sërish kokën jashtë, dhe kur e bën, ne nuk jemi të sigurt nëse është vërtetë ai”- thotë gjenerali ukrainas Vadim Skibicki, numri dy i shërbimit sekret ushtarak, GUR, nga tavolina e të cilit kalojnë të gjitha operacionet e bujshme dhe të guximshme përtej vijës së frontit dhe deri në zemër të Rusisë.
Ai nuk ngurron të pranojë objektivin më të lakmuar prej tyre: eliminimin fizik të presidentit rus.
I pyetur nëse qëndron GUR pas sulmeve ndaj intelektualëve rusë pro luftës, ai thoët se rusët janë në luftë me njëri-tjetrin.
"Unë mendoj se rusët janë në luftë me njëri-tjetrin, duke luftuar se kush do të marrë lidershipin. E kam fjalën për njerëz si Prigozhin, Girkin dhe të tjerë që kritikojnë pushtetin në Moskë dhe ushtrinë."
Nërsa i pyetur nëse kanë një listë të gjatë objektivash për të eliminuar dhe nëse do të ketë atentate të tjera ndaj propaganduesve të regjimit të Putinit, Skibicki shprehet se ata nuk janë fokusi kryesor i intelegjencës ukrainase.
"Ata nuk janë fokusi ynë kryesor, nuk janë aq të rëndësishëm. Prioritet është goditja e një komandanti njësie që dërgon trupat e tij për të na sulmuar në frontin e luftës.", u shpreh numri dy i intelegjencës ukrainase.
Lini një Përgjigje