TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Maj 2023, 15:11

Gara mes Mitsotakis dhe Tsipras në Greqi, kur pritet të shpallen rezultatet e para 

Shkruar nga Pamfleti
Gara mes Mitsotakis dhe Tsipras në Greqi, kur pritet të shpallen
Alexis Tsipras dhe Kyriakos Mitsotakis

Në Greqi, të dielën, më 21 maj, u hapën qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare, në të cilat votuesit zgjedhin 300 deputetë për një mandat katërvjeçar. Të drejtë vote kanë 9.8 milionë grekë, të cilët do të zgjedhin deputetë në parlamentin njëdhomësh.

Në të gjithë vendin, 22.000 qendra votimi duhet të jenë të hapura deri në orën 19:00. Ministria e Brendshme e Greqisë vlerësoi se deri në orën 22:00 pritet të numërohen rreth 80 për qind e votave. Kryeministri dhe lideri i të djathtës Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis, shpalli zgjedhjet parlamentare më 28 mars, pas aksidentit të trenit, i cili shkaktoi rënien e mbështetjes afatgjate për partinë e tij në pushtet.

I dobësuar nga një skandal përgjimi që përfshin disa figura publike dhe politike, Mitsotakis përballet me opozitën e dominuar nga partia Syriza e ish-kryeministrit Alexis Tsipras dhe PASOK (Lëvizja për Ndryshim) e Nikos Androulakis. 

gara mes mitsotakis dhe tsipras zgjedhjet ne greqi

Lini një Përgjigje