TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Maj 2023, 18:24

Mbyllet votimi në Greqi, dalin Exit Poll-et e para; kryeson partia e Mitsotakis

Shkruar nga Pamfleti
Mbyllet votimi në Greqi, dalin Exit Poll-et e para; kryeson partia e

Zgjedhjet në Greqi janë mbyllur. Ndërkohë janë publikuar edhe exit poll-et e para menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 19:00 me orën lokale.

Exit poll-i i përbashkët i miratuar nga të gjitha kompanitë e sondazheve dhe të gjitha stacionet televizive tregon se epërsinë e partisë Demokracia e Re të kryeministrit aktual Mitsotakis kundrejt partisë SYRIZA të Tsipras. Demokracia e Re sipas rezultateve të Exit poll është 11% para SYRIZA.

Sipas exit poll-it të përbashkët, Demokracia e Re pritet të marrë nga 36% deri në 40%. SYRIZA po lëviz në nivele shumë më të ulëta nga 25% në 29%.

PASOK/Lëvizja për Ndryshim del si forcë e tretë me përqindje nga 9.5% në 12.5%. KKE nga 6% në 8%, Zgjidhja greke nga 3.5% deri në 5.5%.

Në bazë të Kushtetutës dhe legjislacionit zgjedhor në Greqi, ushtrimi i së drejtës së votës është i detyrueshëm. Përjashtohen nga detyrimi ata mbi 70 vjeç, ata që do të jenë jashtë vendit ditën e votimit, ata që nuk mund të lëvizin për arsye shëndetësore dhe zgjedhësit që janë regjistruar në listat e posaçme zgjedhore për heterorezidentët, por nuk është ngritur qendra votimi për shkak të mosplotësimi i numrit prej të paktën 40 zgjedhësve jorezidentë të së njëjtës zonë zgjedhore bazë. Jashtë vendit, procesi zgjedhor shkoi pa probleme me 22825 emigrantë që ushtrojnë të drejtën e votës për herë të parë në vendbanimin e tyre. Janë 6 parti greke konkurrojnë në këto zgjedhje, ndërkohë që 7 prej kandidatëve për deputetë janë shqiptarë.

zgjedhjet ne greqi

Lini një Përgjigje