
Pas përfundimit të procesit të votimit në Greqi, ka nisur numërimi i votave dhe po dalin rezultatet e para të zgjedhjeve, ku shihet epërsia e partisë Demokracia e Re, e Kyriakos Mitsotakis me 145 vende në parlament.
Kur janë numëruar 31 për qind e votave mësohet se, Demokracia e Re ka marrë (41.1%), ndjekur nga MePA25: (23%), SYRIZA: (20.1%), PASOK: (12.7%), KKE: (6.7%), Zgjidhja Helenike: (4.5%), Fitorja: (2.9%), Liria e Lundrimit: (2.6%).

Ende ka shumë kuti për të numëruar dhe rezultati i zgjedhjeve mund të ndryshojë, por epërsia e partisë së Mitsotakis vështirë se mund të thyhet nëse vazhdohet me këtë trend. Edhe Exit pollet e dala pak minuta më parë e nxorrën në avantazh Partinë e Mitsotakis me 11 pikë për qindje.
Kujtojmë se pjesëmarrja në këto zgjedhje sipas raportimeve është në nivelin e 48 për qind, pavarësisht se votimi është i detyrueshëm me ligj në Greqi.
Lini një Përgjigje