
Frika e përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme ka detyruar vende perëndimore t’u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen sa më parë nga zonat e rrezikuara prej konfliktit.
Kjo thirrje ka shkaktur kos dhe paralizë në aeroportin e Bejrutit. Shumë qytetarë kanë zgjedhur të largohen, ndërsa shumë të tjerë kanë pritur për orë të tëra në aeroport, për shkak të shqetësimeve nga një luftë mes Izraelit dhe Hezbollahut. Ndërsa shumë linja kanë pezulluar fluturimet.
Massive Crowds of Foreign Nationals have gathered at Rafic Hariri International Airport in Beirut, trying to get on any Flight out of the Country; as Embassies continue to tell their Citizens to Immediately Depart from Lebanon due to the possibility of War between Hezbollah and… pic.twitter.com/cq4xmirBXK
— OSINTdefender (@sentdefender) August 4, 2024
Pas vrasjes së të mërkurës së kaluar të liderit politik të Hamasit Ismail Haniya në Teheran dhe sulmit ajror izraelit në Bejrut një ditë më parë që vrau udhëheqësin ushtarak të Hezbollahut, Fouad Shukr, shumë linja ajrore, duke përfshirë Lufthansa dhe Air France, kanë pezulluar linjat e saj drejt dhe nga Bejruti.
Lini një Përgjigje