
Në serbi u fol se ky mund të ishte një grusht nga brenda koalicionit, pasi flitej se krerët më të lartë të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), në bashkëpunim me strukturat e huaja ishin pjesë e një plani për të rrëzuar Vuçiçin, duke përdorur protestat për litiumin.
Përplasjet dhe “bërrylat” në aleancën qeverisëse të Alkesandër Vuçiçit dhe kreut të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiç duket se kanë nisur dhe shkak është bërë marrëveshja për litiumin.
Ditën e djeshme, Aleksandër Vuçiç deklaroi se në disa nga protestat e litiumit morën pjesë edhe përfaqësues të SPS-së, duke i dërguar një notë kritike aleatit të tij, Daçiç.
"Epo, edhe drejtorët e ndërmarrjeve më të mëdha shtetërore në Serbi kanë mbajtur fjalime në atë protestë, kanë paguar njerëz, kanë inkurajuar, si drejtori i pyjeve të Serbisë. Në atë vend në protestë ka qenë edhe kryetari i bordit komunal të SPS-së nga Ubi”, tha Vuçiç.
Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ivica Daçiç, i cili nuk nguroi të shprehte besnikërin e tij ndaj Vuçiçit. Ai tha se partia e tij nuk merr pjesë dhe as nuk do të marrë pjesë për sa kohë ai është në krye të partisë, në asnjë aktivitet apo operacion kundër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
“Përkundrazi, aleanca jonë është mburoja më e fortë për mbrojtjen e Serbisë dhe interesave të saj kombëtare dhe shtetërore. Dhe prandaj performanca jonë e përbashkët e koalicionit në zgjedhjet lokale ka qenë e një rëndësie jetike”, theksoi Daçiç.
Duke treguar autoritetin e tij brenda partisë, Daçiç deklaroi se asnjë individ nuk ka të drejtë të veprojë ndryshe në emër të SPS-së dhe shtoi se çdo sjellje ndryshme do të sanksionohet.
“Në rastin konkret në Mali Zvornik, bordi ynë komunal nuk ka marrë pjesë në asnjë aktivitet, por bëhet fjalë për një njeri që nuk është anëtar i SPS-së apo kryesisë dhe që ka qenë në listën tonë në zgjedhjet lokale si qytetarë dhe që do të përjashtohet nga grupi dhe komuniteti jonë. Dhe kështu do të jetë kudo dhe gjithmonë kur dikush vepron në kundërshtim me pikëpamjet e mia dhe politikën e SPS-së”, tha Daçiç.
Kujtojmë se dje mediat serbe raportuan se në Mali Zvornik po zhvillohet një aksion me emrin e koduar “Rënia e murit”, qëllimi i të cilit është rrëzimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Në serbi u fol se ky mund të ishte një grusht nga brenda koalicionit, pasi flitej se krerët më të lartë të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), në bashkëpunim me strukturat e huaja ishin pjesë e një plani për të rrëzuar Vuçiçin, duke përdorur protestat për litiumin./Përshtati “Pamfleti” nga “Danas”
Lini një Përgjigje