TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Qershor 2026, 18:24

Franca ndalon zyrtarët izraelitë në panairin ushtarak

Shkruar nga Pamfleti
Franca ndalon zyrtarët izraelitë në panairin ushtarak
Eurosatory

Franca ka ndaluar përfaqësuesit e qeverisë izraelite të marrin pjesë në panairin ndërkombëtar të mbrojtjes Eurosatory, i cili zhvillohet këtë muaj në Paris, njoftoi Ministria izraelite e Mbrojtjes.

Sipas vendimit të autoriteteve franceze, edhe kompanitë izraelite të industrisë së mbrojtjes nuk do të lejohen të ekspozojnë sisteme armësh sulmuese. Ato do të mund të prezantojnë vetëm produkte që lidhen me mbrojtjen ajrore.

Masa vjen një javë pasi Franca ndaloi hyrjen në territorin e saj të ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir.

Vendimi u mor pas publikimit të një videoje ku Ben-Gvir shfaqej duke komentuar me tone triumfuese ndërsa aktivistë të flotiljes së ndaluar nga autoritetet izraelite qëndronin të gjunjëzuar në tokë, me sy të lidhur dhe duart e prangosura.

Franca nuk ka dhënë ende detaje të mëtejshme mbi arsyetimin zyrtar të kufizimeve të vendosura për pjesëmarrjen izraelite në ekspozitën e mbrojtjes.

Lini një Përgjigje