TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Prill 2025, 13:26

Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi; 4 të rinj humbin jetën në aksident

Shkruar nga Pamfleti

Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi; 4 të rinj humbin

Aksident tragjik gjatë natës në provincën e Tarantos. Katër të rinj humbën jetën, pasi makina me të cilën udhëtonin, rreth orës 2:30 të mëngjesit të sotëm, përgjatë rrugës provinciale 110 që lidh Faggiano me Lizzano, jo shumë larg termocentralit Enel, doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.

Në automjetin “Fiat Idea” ishin dy djem dhe dy vajza.

Viktimat, dy djem të moshës 22 dhe 19 vjeç dhe dy vajza të mitura. Shoferi i makinës ishte Giovanni Massaro, 22 vjeç, një punëtor nga Torricella që punonte në fermën e babait të tij. Me të në makinë ishte edhe 19-vjeçari Paolo Marangi, nga Sava.

Dy vajzat ishin vetëm 16 vjeç. Ata janë Giorgia Narducci, nga Torricella, vajza e ish-presidentit të Pro-Loco dhe Anita Di Coste, e cila jetonte në Manduria.

Të katër miqtë kishin qenë në një klub në Taranto për të festuar ditëlindjen e Paolo Marangit.

Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi; 4 të rinj humbin

Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi; 4 të rinj humbin

Lini një Përgjigje