TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Prill 2025, 13:04

Papa Françesku shfaqet për herë të parë në publik pas daljes nga spitali, mesazhi për besimtarët në Vatikan

Shkruar nga Pamfleti
Papa Françesku shfaqet për herë të parë në
Papa Françesku, 6 prill 2025

Papa Françesku u shfaq sot në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan me një karrocë me rrota për të përshëndetur besimtarët, të cilët e pritën me brohoritma.

Përpara altarit kryesor të shërbesës, Françesku përshëndeti turmën me duar, duke folur për një moment të shkurtër. Me një zë të dobët, duke marrë oksigjen përmes një kanjule nën hundë, ai tha: “Gëzuar të dielën për të gjithë. Ju falënderoj shumë.”

“Në ditën e jubileut të të sëmurëve dhe botës së shëndetësisë, i lutem Zotit që kjo prekje e dashurisë së tij të arrijë tek ata që vuajnë dhe të inkurajojë ata që kujdesen për ta.

Lutem edhe për mjekët, infermierët dhe punonjësit e shëndetësisë, të cilët jo gjithmonë ndihmohen të punojnë në kushte adekuate dhe ndonjëherë janë edhe viktima të agresionit”, ishte mesazhi që ndau Papa 88-vjeçar.

Lini një Përgjigje